Edhe shqiptarët kërkojnë debat televiziv mes Ahmetit dhe Selës?!

Pas informacioneve te fundit për debatin televiziv mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, që pritet të ndodh së shpejti, në rrjetet sociale janë shtuar zërat dhe postimet për një debat edhe mes dy liderëve shqiptar te pozitës dhe opozitës, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetarit të ASH-së, Ziadin Selës, informon INA.

Nuk mbahet mend 10 vitet e fundit të ketë ndodhur nje debat televiziv mes dy liderëve shqiptar te pozitës dhe opozitës, debati i fundit duhet të ketë para më shumë vitesh mes Kryetarit të PDSH Arbën Xhaferi dhe atij të BDI-së Ali Ahmetit.

Përballja televizive e liderëvë është një vlerë demokratike, në shtetet e zhvilluara demokratike. Shpeshherë kjo nuk ka ndodhur sepse nuk kane pranuar vetë liderët përballjet televizive siç ishte rasti me ish Kryeministrin Nikolla Gruevski.StrugaLajm

Një debat mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës do kishte nxitur nje interesim të madh tek shikuesit, sepse kanë ngelur mjaft tema të hapura te pasqaruara, duke filluar per rastin e 27 Prillit, Deklaratën e përbashkët politike, ligji i gjuhës, reformat në gjyqesi si dhe aktualitet e fundit politike me zgjerimin e Qeverise dhe tema tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...