Në qershor nis kthimi gradual i lëvizjes së lirë brenda BE-së

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së shprehën optimizëm sot në lidhje me përmirësimin e situatës epidemiologjike në Evropë.

Më shumë se 300 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 pritet të shpërndahen në vendet anëtare deri në fund të majit dhe 400 milionë doza shtesë në qershor, njoftoi samiti në Bruksel.

Vaksinimi i përshpejtuar, së bashku me fillimin e aplikimit të certifikatave digjitale të COVID, duhet të rivendosin normalitetin në drejtim të lirisë së lëvizjes brenda BE që në qershor, shtoi Këshilli Evropian.

“Ne do të kemi vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së rritur deri në fund të korrikut. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi në gjendje të rihapim në mënyrë të sigurt kompanitë tona “, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.StrugaLajm

Ajo shprehu shpresë se Agjencia Evropiane e Barnave do të miratojë vaksinën “Pfizer” dhe “BioNTech” për të mitur të moshës 12 deri në 15-vjeç dhe theksoi se hulumtimi tregoi se vaksinat ekzistuese ishin gjithashtu efektive kundër mutacioneve të njohura dhe llojeve të virusit COVID-19.StrugaLajm

Kur bëhet fjalë për certifikatat digjitale, sipas Von der Layen, ato duhet të rikthejnë gradualisht lirinë e lëvizjes brenda BE nga mesi i qershorit.

“Mekanizmi për njohjen e certifikatave do të jetë gati në nivelin e BE nga 1 qershori dhe nga mesi i qershorit, shtetet anëtare do të kenë mundësinë të bashkohen me sistemin. Varet nga shtetet anëtare të përgatisin sistemet e tyre kombëtare të certifikimit”, tha Von der Leyen.

Ajo konkludon se certifikatat digjitale janë një mundësi unike për BE-në që të tregojë konkretisht se si kontribuon në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të saj.

In : Aktuale

Loading...
loading...