Në rregull ja ku e keni të nderuar..!

Nga nje i panjohur për shumicën tuaj ,e ndoshta ky është shkak për të nxitur kureshtjen për këtë artikull ta quajmë.
Kjo copëz letre u dedikohet juve o të nderuar mësimdhënës/e, pa dashur të përmendi individ ose inicialen tuaj, në mënyrë publike dëshiroj të mbrojë dhe të nxjerr nga zemra fjalët që moshatarët e mi druhen ti thonë.
Ju o të nderuar kërkoni perfeksionizëm në gjithçka nga ana jonë: në mësim ,pajisje me mjete mësimore, sjellje, qëndrim në orët mësimore, participim të patjetërsueshëm në gjithë ditët e javës e gjithçka që ka të bëjë me mësimin.
Ju jeni ata që vareni nga ne, e ne nga ju, për të thënë më qartë ka te bëjë me paralelizëm mes dy palëve.
Ky shkak sado që na inatos, s’ndryshohet.
Kur vjen fjala tek mjetet që na duhen për orë mësimore, do t’ju thoja se a e mendoni se jo çdokush ka mundësi ti ketë ato, e ju në vend stimulimi e keqpërdorni rolin tuaj si mësimdhënës duke ngritur nervozizëm mbi nxënësin, gjë që prek fijet nervore dhe emocionale tek nxënësi, e më pas ndodhin konflikte nga më të ndryshmet e në fund sërish nxënësi fajtor…
Ju o të nderuar fundi fundit mjetet e juaja ku i keni ? ose i keni lënë nëpër qoshe t’kabineteve të mbuluara n’pluhur ?
Nejse, veçmas kësaj ju o të nderuar ku e keni atë pjesën edukative ? ose e keni zavendësuar me fyerje, ngritje dore… apo edhe këto janë pak … (duke ditur se roli juaj nuk është vetëm të zhvilloni orën mësimore por të jeni edhe pedagog e psikolog të nxënësve që keni përball …)
Po participimi në orë, a mendoni se 8 orë janë pak ? I keni menduar ata që vinë nga rrethina, që zgjohen pa gdhirë mëngjesi e duke u fryrë duarve ngrohen në pritje të autobusit shkollor ?! Vë bast se nuk e keni menduar fare ose e keni fshirë nga memoria kohë më parë, e ato vinë për të mbajtë 8 orë, e ju me atë gjakftohtësinë i largoni nga ora për gjënë më të vogël .
E kur janë ndërrimi i pasdites, shtëpinë e shohin në orën 9, e ndonjëherë koha s’u premton as për një përshëndetje me familjen nga lodhja e stresi i tepërt.
Po ju o të nderuar, a jeni munduar të hyni në gjendjen e nxënësit, jeni munduar të prekni ndjenjat e nxënësve, a jeni munduar të kuptoni stresin e tyre për gjatë asaj kohe që i “testoni” dhe nuk e dini se cilën mënyrë të gjeni për ta poshtëruar atë, ose keni ardhur me qëllimin për të përfunduar orën e ti hiqni qafe nxënësit, e ta bëni ketë 30 ditë deri sa të i’u vijë rroga.
Jo o të nderuar, ato mendje që kalojnë 8 orë në ato banka, se meritojnë këtë që po u’a bëni.
E ende si kam përmendë të gjitha, por ju o të nderuar mos e keqpërdorni rolin tuaj, s’ju ngjanë aspak.
Pa ndrojtje, dhe në emër te gjithë atyre zemrave që kjo letër ka me i prekë, ju them ja ku e keni atë qe nuk e prisnit.

Edis Ziba
StrugëStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...