Në Slloveni do të paguhen taksat rrugore si në Evropë

Sllovenia nga 1 prilli nga sistemi i taksave rrugore në kabina do të kalojë në sistem pa bariera “DarsGo”, i cili është i obliguar për të gjitha automjetet me peshë më të madhe se 3,5 ton, transmeton MIA.

“Kartelat DARS dhe aparatet ABC të cilat përdoreshin deri tani, nga 1 prilli 2018 nuk vlejnë, a vlerat ekzistuese pagesore do t’u kthehen shfrytëzuesve”, deklaroi Matej Kranjc nga kompanija DARS, kompani sllovene e cila menaxhon me autostradat.

Shfrytëzuesit prej tani mund të regjistrohen në sistemin e ri të taksave pagesore, ndërsa DKV, ndryshe partner i DARS, ofron ndihmë dhe asistencë.StrugaLajm

Kjo kompani paralajmëroi edhe vendosjen e aparatit DKV BOX EUROPE për pagesën e taksave në tërë Evropën. Qëllimi është që të gjitha pikë pagesat për rrugët, urat dhe tunelet të paguhen me ndihmën e një aparati.

In : Aktuale

Loading...
loading...