Në Strugë, rritet dukshëm numri i lypsarëve

Lypsarët në Strugë dhe në veçanti në Çarshinë e këtij qyteti janë shndërruar në problem shqetësues. Sidomos shqetëson numri i fëmijëve të vegjël të cilët vet apo së bashku me prindërit lypin nga kalimtarët. Reagojnë edhe OJQ-të duke kërkuar masa nga pushteti lokal.

Ndërkohë, organizatat civile rome kërkojnë angazhim më të madh të institucioneve dhe largimin e këtyre personave nga rrugët.

Duhet të ketë zgjidhje sistemore dhe ndjekjen e familjeve që lypin nëpër rrugët e qytetit. Nuk ka dyshim se institucionet duhet të jenë më fleksibile. Shteti është i qartë në këtë drejtim, lypja bart me vete përgjegjësi penale. Ka vendime në bazë të të cilave mund të reagojë shteti, por shohim se autoritetet nuk dinë nëse duhet t’i marrin këto fëmijë apo jo, apo çfarë masash tjera në ndërmarrin”.- theksoi Senat Sakipovski- Qendra rinore 

Sipas punonjësve social të cilët i konsultoi Alsat, besohet se bëhet fjalë për dukuri të organizuar prapa të cilës qëndron abuzimi me këto persona. Nga policia e Ohrit njoftojnë se nga fillimi i vitit kanë ndërmarrë pesë aksione në Strugë për kontrollin e lypsarëve. Janë vërejtur gjashtë persona nga Manastiri, Prilepi dhe Shtipi ndaj të cilëve është ngritur kërkesë për procedurë kundërvajtjeseStrugaLajm

Prej tyre janë marrë gjësendet dhe gjithashtu është lëshuar vërtetim për konfiskim të përkohshëm të gjërave që i posedojnë. Sipas analizave tona, dukuria e lypjes është më e madhe gjatë verës”.- pohuan nga  SPB Ohër

Komuna e Strugës ka kërkuar sqarime nga policia lidhur me masat ndaj këtij fenomeni prej nga kanë marrë përgjigje se rasti me lypësit e organizuar është delikat pasi në shumicën e rasteve bëhet fjalë për fëmijë, kështu që është shumë e vështirë mund të kapen organizatorët.

In : Aktuale

Loading...
loading...