BLENDI PETROL
Aktuale

Në Strugë shkollat me aktivitete sportive të përbashkëta (FOTO)

Më 5 qershor në fushën e hendboollit te qytetit të Strugës, u zhvilluan aktivitetet sportive ku morrën pjesë 85 nxënës të klasave të tretа nga komitete të ndryshme etnike nga shkollat fillore “Ashim Agushi”, “Kliment Ohridski”, “Josip Broz Tito” dhe “Vëllezërit Milladinov”.
Aktivitetet e organizuara në kuadër të USAID Projektit “Avancim i kohezionit shoqëror”. që kishin për qëllim zhvillimin e interaktivitetit në marrëdhënie mes fëmijëve dhe të rinjve, si dhe të ngrisë nivelin e edukimit ndërkulturor të fëmijëve nëpër kopshte dhe shkolla fillore.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button