NË STRUGË, UJËRAT FEKALE PËRFUNDOJNË NË DRININ E ZI

Sasi të mëdha të ujërave të zeza edhe sot derdheshin në lumin Drini i Zi dhe në Liqenin e Ohrit. Stacioni filtrues për ujëra të zeza në afërsi të Strugës nuk funksionon. Nga ndërmarrja thonë se shkak për këtë është se ende nuk janë blerë pjesët për riparimin e të njëjtit. Drejtori i vjetër – i ri i pjesës së Strugës i ndërmarrjes publike të ujësjellësit “Proakva”, Vait Ajro thotë se i tërë sistemi është pranë kolapsit, tashmë gjashtë muaj.

Në ndërkohë, nuk ka asgjë konkrete nga paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev që i deklaroi në korrik të këtij viti se Qeveria do ta merr menaxhimin e kolektorit nga komunat, për shkak të borxheve të larta dhe pamundësinë për mbarëvajtjen e tij. Por, nga Proakva shpresojnë të ketë zgjidhje me para të huaja.

Vlera e projektit pritet të jetë prej 50 deri 60 milion euro. Ndryshe, për momentin stacionet filtruese që janë pjesë e sistemit të vjetër të kolektorëve para 30 viteve, punojnë me vetëm 10% të kapacitetit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...