Në Suedi, propozim-ligj për ndalimin e synetimit

Politikani suedez Richard Jomshof propozoi të miratohet një ndalesë për synetimin e fëmijëve në Suedi.

Jomshof, që është sekretar i përgjithshëm i Demokratëve Suedezë, të njohur për qëndrimet e tyre anti-migrante, dërgoi propozim-ligjin në fjalë në Parlament, në mënyrë që deputetët të mbështesin nismën e tij.

Ai theksoi se praktika e synetimit paraqet “abuzim të fëmijëve”.

Në sqarimin e propozim-ligjit, ai tha se “fëmijët synetohen pa pëlqimin e tyre”, për të shtuar se kjo praktikë u përket vendeve të prapambetura.StrugaLajm

Jomshof theksoi më tej se Suedia do të duhet të mbrojë të drejtat e fëmijëve.
Propozimi së pari do të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar, pas çka pritet të kalojë në seancë plenare për votim.

In : Aktuale

Loading...
loading...