DREJTSHKRIMI I GJUHËS  SHQIPE III -Resul Bekteshi

 

Resul Bekteshi

Pjesa III

 

  • Përdorimi i drejtë i bashkëtingëlloreve  gj-xh : kështu duhet të shkruajmë gjak dhe jo xhak, gjethe edhe jo xhethe, gjumë dhe jo xhum, gjysh dhe jo xhush(xhyshi im),gjashtë dhe jo xhashtë,gjarpër dhe jo xharpën, gjej dhe jo xhej etj . Po  ashtu duhet patur kujdes edhe gjatë përdorimit të bashkëtingëlloreve q-c. Kështu duhet të shqiptohen dhe të shkruhen fjalët vijuese: qen dhe jo cen, qafë dhe jo cafë, qilim dhe jo cilim, qep dhe jo cep  etj.

 

  • Por  duhet të kemi kujdes edhe në rastet kur fjalët i shkruajmë  dhe i shqiptojmë ndryshe . Kështu fjalët : ekzistencë, ekzekutiv i shkruajmë kështu  dhe i shqiptojmë egzistencë, egzekutiv etj.Fjalët: absolut, absolvent, abstenim i shkruajmë me b  ,por i shqiptojmë apsolut,apsolvent, apstenim etj.

 

  •  Në të folmet shqipe  në trojet shqiptare të Maqedonisë hasim në shumë fjalë të huaja, sidomos sllavizma që i përdorim pa nevojë , sepse për secilën prej tyre gjuha shqipe ka  fjalë të përshtatshme .p.sh.

 

Përdorim fjalët: zakon në vend të fjalës shqipe  ligj, kujnë në vend të fjalës kuzhinë, sudi(sudia) ër fjalën gjykatës, stub  për fjalën e bukru shqipe shtyllë, stan për banesë, Osnoven sud për Gjyqi themelor,

Kupatillo për fjaën shqipe banjë(banjo),potpor për dru mbajtës, ulica

                   për rrugë, majstor për mjeshtër, soba për dhomë, izvod na rodenite                      

për fjalën certifikatë e lindjes,zdravstvena knishka për  libresë shëndetësore, dnevnik për ditar,xidar për murator etj.

Por në gjuhën shqipe kanë zënë vend edhe shumë fjalë të huaja të cilat

Duhet ti mënjanojmë , sepse ashtu e bastardojmë gjuhën tonë . Për këtë fenomen bën fjalë edhe Buzuku në Mesharin e tij që  në vitin 1555.

Të këtilla janë fjalët: adio për lamtumirë,  penxhere për dritare, strujë për rrymë, azill për strehim, limenkë  për kanaqe, sok për lëng, apel për thirrje, pokana për ftesë, poklon për dhuratë, lajme flesh për lajme

Të shkurtëra, skadim për  kalim dhe shumë e shumë fjalë të tjera.

Në vazhdim do të jap disa fjaë për të cilat gjenden fjalët e përshtatëshme të shqipes sic janë :

 

Abuzim- shpërdorim,      aprovoj- miratoj, u aprovua- u miratua,

Agrar- bujqësor,           adaptim – përshtatje, akcent –  theks,

Aksion – veprim,           aktual -i tanishëm, akumulim – grumbullim,

Akoma – ende,             aleancë-besëlidhje, akoma – ende ,

Aneks –shtojcë,            atak – sulm, avangardë-pararojë,

Azil – strehim,             avash – ngadalë, arrest- ndalim,

Bile – madje,               biografi –jetëshkrim, bonjak –jetim,

Bosh – kot,                 bravo – të lumtë , bord –këshill drejtues,

Blu  – i kaltër,             brefing –konferencë shtypi, bujrum- urdhëroni,

Buton –sustë,              bunar – pus, central-qëndror,

Civilizim- qytetërim,      dembel – përtac, diferencë –ndryshim,

Dialog- bashkëbisedim, dikaster- degë,          departament-drejtori,

 

  • Dislokim –zhvendosje,   donator – dhurues, editor – botues,
  • Edicion _botim ,         ekspoze –parashtrim, ekzakt –i përpiktë,
  • Ekzekutim –zbatim,     energjik –i fuqishëm , elektorat – zgjedhës,
  • Farmaci – barnatore,    fermer – bujk fondament –themel,
  • Gardian- rojë,           gratis – falas , grandioz – i madh,
  • Hezitim- ngurrim,       influencë – ndikim i spostuar-i zhvendosur,
  • Inaugurim – përurim,    informatë – njoftim, inspirim – frymëzim,
  • Konfirmim –vërtetim,   konform – në përputhje,  konfuz-i turbullt,
  • Konsensus- marreveshje ,kolumnë –rubrikë (shtyllë në gazetë),
  • Kurim  – mjekim,     Kozmos – gjithësi ,     kooperim –bashkëpunim,
  • Lavazhë – autolarje,     lider –prijës( udhëheqës),
  • Mediator- ndërmjetës,   megaloman _mendjemadh, orator-gojëtar,
  • Opinion – mendim.     Opsion – zgjedhje,   oficial –zyrtr,perfid-dinak,
  • Plin- gaz,               pod – dysheme, primar-parësor,
  • Sendvic- sanduic,       sfilatë- paradë mode,  spiker –folës,
  • Tigan – fultere,          urban- qytetar, valid- i vlefshëm,
  • Ventilator-ajrues,       viaduk-mbikalesë, viski- uiski  etj.

 

  Shkrimi në vazhdim do të  përqëndrohet në një aspekt  tjetër ; në atë të përdorimit  të shkronjës së madhe dhe në shkrimin e datave, për shkak  se edhe sot shume vite pas Kongresit dhe pas RREGULLAVE TE DREJTSHKRIMIT vërehen disa lëshime që nuk duhet dhe  nuk guxojmë ti bejmë.) StrugaLajm

 

     Përdorimi i shkronjës së madhe :     

 

    Shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm  :

    Shkruhen me shkronjë e parë të madhe  emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet, ofiqet, pseudonimet  etj.

    Gjergj Kastrioti, Naim  Frashëri, Ismail Qemali, Gavrill Dara i Riu, Leka i Madh, Asdreni, Çajupi, Migjeni  etj.

    Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj shkruhen me shkronjë të vogël  p. sh. Leonardo da Vinči ( por  jo Leonardo Da Vinçi ) etj.

    Shkruhen  me shkronjë të madhe emrat dhe mbiemrat e përveçëm të cilët përdoren për të shënuar një kategori të caktuar njerëzish  p. sh. janë të rrallë në histori Gjergj Kastriotet, kemi edhe ne Homerët tanë  etj.

Emërimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, të gradave, të titujve fetarë  etj. shkruhen me shkronjë të vogël p. sh. deputeti i Kuvendit Republikan N. N. , mbretëresha Teuta, komandanti i Batalionit …  etj.

  • Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta, titujt më të larta të nderit  p. sh. Kryetari i Parlamentit, Kryetari i Republikës, Mësuesi i Popullit  etj.
  • Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike e fetare  p. sh. Eva , Diana , Muhameti, Borëbardha, e Bukura e Dheut, Katallani  etj.

 

  • Shkruhen me të madhe emrat e përveçëm të kafshëve  : Baloshi , Kuqali, Laroja etj.

 

  • Shkruhen me të madhe emërtimet e planeteve , të yjeve , të trupave qiellorë  etj. : Arusha e Madhe, Dielli, Hëna, Marsi, Toka, Urani,  etj.

 

Por emrat   dielli , dheu, hëna, toka, shkruhen me të vogël kur nuk përdoren si terma të astronomisë  p. sh. temperatura në det e në tokë është e  ndryshme, lindja e diellit , perëndimi i  hënës etj.

 

  • Emërtimet gjeografike shkruhen me shkronja të mëdha  : Adriatiku, Alpet, Ballkani, Sharri, Pollogu, Tomorri, Karaormani  etj.
  •  Pjesët përbërëse të një emërtimi gjeografik prej  dy a më shumë fjalësh shkruhen me shkronjë të madhe, me përjashtim të nyjave,lidhëzave dhe parafjalëve ,p.sh.

Amerika  Latine, Deti i Zi, Drini i Zi ,  Guri i Bardhë, Guri i Hasit, Lugjet  e Verdha, StrugaLajm

Qafa e Thanës , Sheshi  i Flamurit, Mali i Zi,  Përroi i Thatë etj.

  Mbiemrat  që janë pjesë perbërëse e emërtimeve gjeografike shkruhen  gjithnjë me shkronjë të madhe p.sh. Drini i Bardhë, Drini  i Zi, Malësia e Madhe, Zelanda e Re etj.

   Por, pjesët përbërëse të një emri gjeografik shkruhen me të vogël kur ata janë emra të përgjithshëm gjeografik si : breg, det, mal, fushë  etj. p. sh. deti Adriatik, fusha e Pollogut, mali Karaorman  etj.

  • Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të dokumenteve historike me rëndësi kombëtare shkruhen me shkronja të madhe si  : Çlirimi , Rilindja Kombëtare, Rilindja etj.

 

  • Shkruhen me shkronjë të madhe  pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare  : 8 Marsi,  7 Marsi, 1 Maji  ose Një Maji , Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, Viti i Ri  etj.

 

  • Shkurtimet e emrave të shteteve, të partive, të organizatave  etj.,  shkruhen me shkronjë të madhe pa vënë pikë ndërmjet, as pas tyre : SHBA, RM, NATO , OKB,UEFA,.  etj.
  • Përemri pronor  juaj,  vetorë  ju  etj., mund të shkruhen me shkronjë të madhe  në shenjë respekti për personin, të cilit i drejtohemi.

 

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe edhe simbolet e elementeve kimike  : Fe, H, Mg, Na, O, S  etj.

 

  • Emrat e përgjithshëm si rrugë, stadium, shesh, lagje, hotel, teatër, shkollë, revistë  shkruhen me të vogël në rastet kur përcaktohen nga një emërtim i përvecëm në rasën emërore i vënë në thonjëza  p. sh.  r ruga “Asim Vokshi “,  sheshi “ Skënderbeu “ , hotel  “Drim “ , kinema  Partizani “ shkolla “ Faik Konica “ gazeta “Flaka “ poema  “Vaji i bilbilit “  etj.

 

  • Emrat e popujve , banorëve të një vendi , të një krahine , të një qyteti shkruhen me shkronjë të vogël  : amerikanët, shqiptarët, maqedonët, bullgarët, struganët, tetovarët, dibranët, kosovarët, kërcovarët  etj.

 

  • Emrat e ditëve të javës , të muajve  e të stinëve shkruhen me shkronjë të vogël  : e hënë, e martë , e enjte , janar, mars, shtator , pranverë , verë, vjeshtë, dimër  etj.

 

  • Fillon me shkronjë të madhe fjala e parë e çdo teksti të shkruar si dhe fjala e parë e një fjalie ose periudhe që vjen pas pikës, shumëpikësit,pikëpyetjes,pikëçuditjes dhe dy pikave,kur këto shënojnë mbarimin e një fjalie të veçantë ose të një periudhe të mëparshme. P.sh.

A i keni kryer detyrat? . Po , u përgjegjën nxënësit .

  • Në ligjeraten e drejtë  apo në citatet kur vihen ndërmjet  thonjëzave rregullisht përdoret shkronja e madhe. P.sh. Skënderbeu kur u kthye në Krujë tha : „ Lirinë nuk ua solla unë,por e gjeta këtu në mesin  tuaj…….“.

 

Shkrimi i datave

 

  • Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe  ose romake) pas shënimit të datës dhe të muajit vihet pikë  : 20. XI. 1998,   20. 07. 1977,  8. 03. 1995  etj. , por nuk shkruhet kështu  20 – XI – 1998, as kështu 20/XI/1998.
  • Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja , atëherë nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit  :  20 shtator 1998,  4 mars 1973  etj.

    Por në shkresat zyrtare, pas emrit të vendit vihet presje  : Strugë, më 20.09.1997,  Shkup, më 05. 05. 1975.

 

Vizë  më e gjatë përdoret  kur shënojmë periudhat më të gjata  p.sh. Viti shkollor 2O14- 2O15 filloi  më 15 shtator.

*   Kur i shkruajmë datat të mos e përdorim parafjalën me , por të përdorim parafjalët  në dhe më mvarësisht nga konteksti i përdorimit të mendimit. Kështu duhet të themi : Mbledhja  fillon në ora 11,3O. Ose mund të themi : më 11,3O , por jo : me 11.3O min.

 

  • Gjithashtu duhet theksuar  se është mirë qe minutat të ndahen nga ora  me presje e jo me pikë ose vizë siç e përdorim  në shumë raste. Kështu shruajmë 9,2O dhe jo 9.2O    apo 9-2O.
  • Por duhet pasur kujdes edhe për vendin e përdorimit  të apostrofit. E dimë se apostrofi

është shenjë që zëvendëson ë -në fundore te fjalët e patheksuara, prandaj  nuk duhet

të përdoret në rastet kur shkurtojmë disa dekada  të një shekulli (Ne fund të viteve  ‘4O.  Ose në : plejada e shkrimtarëve të viteve ‘ 3O -4O të shekullit XIX ).

Në këto  raste është e arsyeshme të shkruhet  kështu: Në fund të viteve 4O, apo plejada e shkrimtarëve  të viteve 3O-4O të shek.XIX.

 

 

Duhet pasur kujdes edhe ne  përdorimin e drejtë të pikësimit   në ligjeratën e drejtë dhe në ligjeratën e zhdrejt.  

 Duke u nisur nga fakti se ligjerata e drejtë  ka pjesët e saj themelore ; pjesën lajmëruese dhe pjesën përmendëse,atëher  duhet të dimë të përdorim edhe pikësimin e duhur gjatë të shprehurit me shkrim.Këtë pjesë  do ta konkretizoj me shembuj:

  1. Poeti i mjerimit, Migjeni ka thënë:  “ Kafshatë që skapërdihet është or vëlla mjerimi”.
  2. _ Kafshatë që skapërdihet është or vëlla mjerimi- ka thënë Migjeni

(por nuk duhet të shkruhet:  “…….Kafshatë që …….. “ në këso rastesh

shkronja e parë pas pikave  shkruhet e vogël, pra kështu: “……kafshatë……..)

 

Sic  shihet nga shembujt e përmendur piksimi në ligjeratën e drejtë duhet  të jetë:

  1. Thonjëzat,
  2. Dy  pikat
  3. Pika                                                                           Përdorimi i tyre ndryshon mvarësisht nga mënyra e përdorimit të pjesëvë lajmëruese ose përmendëse ,pra  vendi i tyre në fjali është:

 

a)pjesa lajmëruese:Migjeni  ka thënë : …,

 

  1. b) pjesëa përmendëse: “ Kafshatë  ………………… “.

 

           Por mundet edhe  kështu:

  1. Pjesa  përmendëse: _- Kafshatë  që ……..-
  2. Pjesa  lajmëruese :  ka thënë Migjeni.

(-Kafshatë që s’kapërdihet është or vëlla mjerimi- ka thënë  Migjeni.)

( Migjeni  ka thënë: “ Kafshatë  që s’kapërdihet është or  vëlla mjerimi’.).

 

Materiali I shkruar  në këtë shënim nuk ka për  qëllim të kritikoj dikë, por qëllimi I tij është të ndihmoj sadopak në përmirësimin e gabimeve të përditshme që I bëjmë kur i shruajmë  dhe i shqiptojmë fjalët e bukura të gjuhës shqipe. Gjuhën që aq bukur e përdorën Konica,Naimi,Samiu,dhe të tjerët.

 

  Literatura e shfrytezuar: RRegullat e Drejtshkrimit te gjuhes shqipe,

                          Fjalori I drejtshkrimit te gjuhes shqipe.

                          Materiale te ndryshme nga shtypi

 

                        Me respekt , Resul Bekteshi, Struge

 

    Strugë


Loading...
loading...