Alim Hajredini flet për “Struga Open 2018”

Reshat Ibrahimi

Në qytetin e Strugës, të shtunën (6 tetor 2018), do të jetë festë. Klubi i karatesë “Drini” organizon turneun ndërkombëtar në karate, një vit jubilar i 15-ti me radhë, “Struga Open 2018”, në të cilën pritet pjesëmarrja masive e klubeve të karatesë nga vendi dhe rajoni.

Trajneri këtij klubi prof.Alim Hajredini ka folur për përgatitjet, risitë, konkurrencën dhe mysafirët që pritet të jenë të pranishëm.

Hapja solemne është në ora 10:30 në palestrën sportive “Timi”.

Na thuani si kanë rrjedhur përgatitjet për turneun tradicional të KK Drini?

Hajredini: Përgatitjet për këtë aktivitet tani më tradicional kanë rrjedhur shumë mirë. Kemi bërë disa vite me këtë aktivitet dhe shpresoj se po shkon gjithcka si duhet.StrugaLajm

A jeni gati t’i prisni të gjitha klubet që do të vijnë?
Hajredini: 
Si cdo vit edhe tani, jemi duke dhënë maksimumin tonë, për ti pritur sa më mirë të gjitha klubet e në vecanti klubet të cilat vijnë nga jashtë dhe me forcat tona mundohemi t’i akomodojmë sa më mirë.

KK Drini me vite organizon turne të madh, ky turne cili është me radhë?
Hajredini:
 Ky është një vit jubilar, pasi ne tani festojmë 15 vjetorin e këtij aktiviteti ndërkomëtar në karate.

 StrugaLajm

Meqë është jubileu i 15-të, atëherë keni përgatitur ndonjë risi?
Hajredini:
 Po këtë vit kemi menduar t’i nderojmë të gjithë ata të cilët na kanë mbështetur në këtë rrugë 15 vjecare. Për të gjithë kemi përgatitur plaketa të ndryshme, gjithashtu do të nderohen dhe respektoen edhe klubet të cilat kanë qenë pjesëmarrës në të gjitha këto 15 vite “Struga Open”.

Çfarë është interesimi i klubeve pjesëmarrëse dhe nga do të jenë ata?
Hajredini: 
Interesimi në turneun tonë gati vit për viti është duke u rritur. Kjo na bën krenar ne si organizator, pasi aktiviteti ynë është në rrugë të mbare. Vitin e kaluar patëm mbi 460 sportistë, shpresoj që këtë vit ta thyejmë këtë rekord. Pjesëmarrja relativisht është nga shtetet fqinje, por shpresojmë që këtë vit të zgjerohemi edhe me shtetet e Europës.

Prisni konkurrencë të madhe?
Hajredini:
 Një gjë mund t’ju them se konkurrenca do të jetë e madhe dhe shpresoj në drejtësinë e gjyqtarëve që në piedestal të ngjiten më të mirët. Pasi ne ndajmë tre kupa për klubet më të suksesshëm të turneut, shpresoj t’i fitojnë më meritorët.

Ju si klub çfarë prisni nga ky turne?
Hajredini:
 Në klubin tonë mbreteron një festë, pasi jemi organizator dhe rezultati është i dorës së dytë. Por, gjithsesi jemi përgatitur edhe ne aspektin e sportistëve tanë. Motoja e klubit tonë është që turneu të jetë i suksesshëm dhe të tjerët të jenë të kënaqur, atëherë do të jemi shumë të suksesshëm si klub.

Dhe, në fund dëshironi të falënderoni dikë?
Hajredini:
 Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që na përkrahin materialisht dhe moralisht. Dëshiroj t’i përmend sepse vërtet po bëjnë një punë të mirë për ne, për fëmijet tanë dhe për gjithë spottin e karatesë: Vila Palace, Ing- Luli Pevalit, restourant “Pumparela”, rooms “Ajro” dhe “Dauti”, kembimore “Euro- Leo- Ramo”, restourant “Aquarius”dhe “Versus”, hotel “Beograd”, Studio “Rinora” dhe lulishte “Magic Store”. Por dëshiroj të them se kërkesat tona në komunën tonë bien në vesh të shurdhër, pasi për ta nuk ekziston sport në Strugën tonë të vogël! Praninë e tyre kanë konfirmuar edhe 3 kryetarët e fedaratave të karatesë së Maqedonisë, Dragan Stojanovski, i Shqipërisë Luftar Kurti dhe ai i Kosovës, Ismet Krasniqi.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...