Ziadin Sela:NUK hymë në koalicion me njerëz të cilët na kanë goditur me thikë pas shpine

Asgjë zyrtare nga bisedimet e përfolura mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për sigurimin e 2/3 në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Data e fundit deri kur partia e kryeministrit Zaev do të presë opozitën është 10 tetori. Nga LSDM-ja shprehen se proceset nuk guxojnë të bllokohen dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për socialdemokratët në pushtet, një ndër opsionet për zgjedhje të parakohshme është edhe lista të përbashkëta e partive që ishin PËR në referendumin e 30 shtatorit.

Të gjitha opsionet janë të hapura dhe asgjë nuk është mbyllur. Po presim afatin a do të mund të sigurohen deputetët. Nëse jo atëherë do të fillojnë bisedimet dhe do të mirën vendimet përfundimtare se në çfarë forme do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme. Sigurisht që opsioni më i dëshiruar është që format pro Evropiane të dalin me një listë të përbashkët dhe kështu do të jetë më e siguritë që të sigurohen 2/3 e votave brenda parlamentit”- theksoi Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së .

Nga partia e Mickoskit nuk kanë lëvizin nga kërkesat e tyre, kryeprokuror, komision anketues për referendumin dhe 100 ditë qeveri teknike. Në VMRO janë të bindur se deputetët janë të unifikuar dhe se kërcënime ndaj mbështetësve të ndryshimeve nuk ka. Zëdhënësi i VMRO-së mohon zërat se në mbledhjen e fundit është diskutuar edhe për shkarkimin e deputetëve që votuan në referendum.

 Nuk do të doja të komentoja pasi që bëhet fjalë për mbledhje të Komitetit Ekzekutiv. Gjithçka tjetër që duhej të thuhej u tha pas mbledhjes dhe lidhur me shkarkimet. Lidhur me kërcënimet dua të them se një gjë të tillë nuk ka. Grupi parlamentar është i njëzëshëm dhe potencuan se do ta respektojnë vullnetin e popullit i cili u shpreh në referendumin e së dielës”- u shpreh Dimçe Arsevski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.StrugaLajm

Lideri i ASH-së Ziadin Sela në një intervistë për emisionin 360 gradë u shpreh pesimist se me opozitën mund të arrihet marrëveshja për ndryshimet kushtetuese. Ai hodhi poshtë propozimin për lista të përbashkëta me LSDM-në.

Nuk mund të kërkoni prej nesh që të hymë në koalicion me njerëz të cilët na kanë goditur e thikë pas shpine edhe atë jo më larg se 5-6 muaj. Tani kërkoni që unë të shkoj në koalicion parazgjedhor me Zoran Zaevin? Ju lutëm. Nuk është kjo çështje personale”-tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kryeministri Zoran Zaev edhe sot përsëriti qëndrimin se në rast se opozita nuk mbështet ndryshimet, atëherë zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme. Ditë më parë kryeministri deklaroi se kërkesat e opozitës janë të pa pranueshme dhe se afatet që duhet respektuar deri në ratifikimin e marrëveshjes nuk premtojnë qeveri teknike. Në rast se bisedimet për sigurimin e 2/3 dështojnë, datë e mundshme për zgjedhje të parakohshme mund të jetë 25 nëntori.

In : Aktuale

Loading...
loading...