Në Tetovë u bë dasmë edhe pse dhëndri, nusja dhe gjithë familja ishin të infektuar me Kovid-19

Ilço Efkoski, mjeku nga Tetova ka theksuar një rast në Tetovë ku një familje ka organizuar dasmë përkundër asaj se çifti i ri dhe familjarët ishin të infektuar me Kovid-19, ndërsa dhëndri tashmë gjendet në Infektive.

“Gjithë dasmën e kanë realizuar me të gjitha salltanetet. Në shtëpi kanë bërë teste të shpejta kovid, të cilat treguan se gjithë familja është pozitiv, por nuk ju besuan testeve se janë të sakta, sepse I kanë blerë vet në barnatore. PCR teste nuk kanë bërë”, deklaroi Efkoski.LAJME TË NGJASHME

Shaqiri: Krijimi i Agjencisë digjitale, shtytës kryesor…Gus 9, 2021StrugaLajm

Minat në itinerarin e Ballkanit: 180.000 herë rrezik…Gus 9, 2021

Personat me aftësi të kufizuara protestojnë për një jetë…Gus 9, 2021StrugaLajm

Efkoski në SDK sqaroi që çifti i ri kishte shkuar te ky të marrin infuzion para dasmës, duke mos i treguar atij se në shtëpi kanë marrë paracetamol dhe kanë qenë më temperaturë.

“Gjithë kjo sikur mos të jetë e mjaftueshme, vëllai i dhëndrit me familje, ku një pjesë ishte pozitiv, pas dasmën menjëherë kanë shkuar në pushime në një hotel në Shqipëri”, deklaroi mjeku.

In : Aktuale

Loading...
loading...