Në Vevçan, këshilltarët e VMRO-së kthejnë mandatet

Katër këshilltarët nga VMRO-DPMNE në Vevçan njoftuan sot se do ti kthejnë mandatet e këshilltarëve në shenjë revolte dhe proteste, nga siç thonë mënyra e qeverisjes së kësaj qeverie e udhëhequr nga LSDM-ja, si dhe për fushatat e fundit politike që i kanë kryer ndaj qytetarëve të pafajshëm, që kanë pasur lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Ata njoftuan se kandidatët tjerë nga lista e tyre e këshilltarëve nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit. Deputeti Kërsto Mukovski, të cilit i është marrë mandati i deputetit është nga Vevçani. A thua edhe grupe tjera të këshilltarëve të DPMNE-së do ta ndjekin shembullin e tyre, tani për tani nuk dihet, si dhe Këshilli i Vevçanit në të ardhmen do të funksionojë vetëm me këshilltarët e LSDM-së.

Na kthejnë 70 vjet prapa. Në shenjë solidariteti me të gjithë viktimat e këtij regjimi totalitar sot si këshilltarë paraqesim dorëheqjet e parevokueshme dhe i kthejmë mandatet që i kemi marrë nga qytetarët e komunës së Vevçanit. Në përgjithësi vlen edhe për deputetin dhe të gjithë të tjerët të cilët janë ndaluar për ngjarjet e 27 prillit. Si komunë jemi të parët dhe duam të japim shembull se si duhet ti dalim në mbrojtje Maqedonisë- tha Jovica Leshoski- këshilltar i VMRO DPMNE-së në Vevçan.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...