Në Zagracan të Strugës u mor vendimi për referendumin e 1992

Gjendja politike te shqiptarët në Maqedoni edhe pas vitit 1990, dhe 1991 nuk pati ndryshime gjë që gradualisht te masa krijoi bindjen se ndryshimet nuk po ndodhin, ndërkohë presioni sa vinte dhe rritej ndaj partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Tashmë në rrethe të caktuara të kësaj partie flitej se shqiptarët do të duhet të marrin fatin në duartë e veta. Po në këto kohë edhe në PPD, tregon Mersn Pollozhani u rrit bindja që shqiptarët të prezantohen me kërkesa të tjera dhe u hodh ideja për mbajtjen e një referendumi ku shqiptarët e Maqedonisë do të pyeteshin se a janë për një autonomi territoriale dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni. Ky vendim edhe pse në disa raste po prolongohej nga PPD tregon Pollozhani u mor vetëm pas debateve të shumta në një takim të Kryesisë qendrore në shkollën e fshatit Zagracan të Strugës ku u caktua që ai të zhvillohej më 11 dhe 12 janar të vitit 1992. Ndërkohë, pas konsultimve edhe me historianë eminentë shqiptar jo vetëm nga Maqedonia u vendos se pas referendumit territori autonom do të quhej Iliridë për të tregaur vazhdimësinë dhe kontinuitetin e shqiptarëve në këto treoje, nënvizon ai. Pavarsiht kërcënimeve dhe shantazheve referendumi thotë deputeti i parë shqiptar i Strugës, rezultoi i sukseshëm, sepse në masën 95 përqind shqiptarët e Maqedonisë i thanë po pyetjes së formuluar :A jeni për autonomi politike territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni?Pasi u kry referendumi në disa raste u kërkua jetësimi i vullnetit të shqiptarëve vazhdon Pollozhani, por PPD nuk e pati atë fuqi për ta jetësuar atë vullnet, pasi krahu që propagandonte se shqiptarët mund t’i fitojnë të drejtat vetëm duke u angazhuar brenda sistemit, rezultoi më i fuqishëm.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...