Në zgjedhje duhet të ketë fitues ata duhet të jenë risia dhe ndryshimi

Ejup Berisha


Në zgjedhje duhet të ketë fitues ata duhet të jenë risia dhe ndryshimi.
Në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare që pritet të mbahen në RVM në muajin prill të vitit 2020 në kampin politik shqiptar duhet të garojnë dhe të fitojnë vetëm dy kandidat të vetëm e ato janë ndryshimi dhe risia. Pa këta kandidat të gjithë ata kandidatët e tjerë 24, 25 apo edhe 27 kandidatë shqiptarë janë të kotë ashtu sic kanë qenë dhe janë kandidatët apo deputetët shqiptarë në Kuvendin e Republikan. Këta dy kandidatë shumë të nevojshëm dhe të domosdoshëm ndryshimi dhe risia te ne nuk kanë fituar asnjëher realisht në zgjedhje edhe pse formalisht ata përherë kanë qenë fitues moral ndërsa në zgjedhje duhet të ketë vetëmse fitues faktik. Pra në zgjedhjet e radhës Parlamentare në vendin tonë duhet të ngadhnjejnë risia ndaj të vjetërës dhe ndryshimi ndaj status-quosë tepër të gjatë dhe të pakuptimtë që po zgjatë gati 18 vite edhe pse në demokraci të mirfillta dhe reale fitues i përhershëm në zgjedhje sic thashë më lartë duhet të jetë e reja. Gara dhe fushata e dy kandidatëve shumë të preferuar në zgjedhje risisë dhe ndryshimit duhet të jetë e matur, e edukuar dhe e civilizuar me plotë oferta të reja, interesante të sincerta reale dhe bindëse. Këta të dy duhet dalë në terren për të bërë fushatë dhe për ti bindur qytetarët që të votojnë për ta me qëllim.që në mjediset tona të ngadhnejnë opcionet humane fitimsjellëse e jo ato të kotat apo humbëset. Ne me këto opcionet e vjetëra politike kemi ditur përher tè ecim mbrapa apo dhe të rrimë në vend numëro . Boll kemi shpresuar shumë se do tè vijë një ditë më e mirë edhe për ne pasiqë demokratët duhet të mumdësojnë përher ngadhnjimin e risisë dhe ndryshimit. Me këto të dyja konsideroj se gjërat do të ecin shumë më pozitivisht përpara e jo sikur tani që lëvizin shumë ngadal shumë rrallë apo dhe rrinë në vend shumë shpesh.Prandaj këtu duhet ndryshuar dicka shumë pozitivisht dhe realisht në politikëme qëllim që të mund të krijojmë një klasë të re politike pa asnjë vërejtje serioze e ndritur në mendje dhe me karakter të pastër e gatshme që gjërat dhe rrethanat politike ti ndryshojë radikalisht. Kështu gjerat do të shkonin më larg dhe më mirë këtu te ne dhe do të krijohej një ambient politik më pozitiv dhe më i durueshëm. Nëse fiton ndryshimi ju garantoj se menjëher pas tij do të ngadhnjej edhe risia e cila përher po shtyhet dhe po shtypet nga status-quoja dhe e vjetra.Bartës të ndryshimit duhet të jenë të gjitha shtresat e qytetarëve. përveq udhëheqësve politik të partive si dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të status quosë të cilët kanë vendosur që kurrë të mos u lejojnë të fitojnë opcionet e reja dhe të dobishme politike prandaj urdhëroni dhe bëjeni ndryshimin qytetarë të nderuar shqiptarë.
StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...