Dënohet ish-kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është dënuar nga gjykata Civile e Tiranës për shpifje, pas padisë së bërë nga Kryeministri Rama. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Berisha ka për detyrim të dëmshpërblejë Ramën me 500 000 lekë ( të reja).

Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesë-padisë, sepse vlera e dëmshperblimit nga paditësi (Rama) është 1.000.000 lekë. Gjithashtu gjykata ka vendosur detyrimin e palës së paditur të publikojë përgenjeshtrimin në faqen e tij “Facebook”. Ndërkohë vendimi për Berishën është marrë për deklaratën në Facebook më date 15.10.2018 “Fundi i kakistokracisë së kallam deshtaku po troket”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...