Neki Lumani për tekstet skandaloze :Prej 2014 u jemi drejtuar organeve kompetente dhe MASH-it, por vetëm heshtjen kemi marr përgjigje

●Tekstet skandaloze me përmbajtje fyese dhe denigruese ndaj shqiptarëve që përdoren si literaturë shkollore nuk janë risi por një shqetësim i gjatë jo vetëm për mësimdhënësit por edhe për nxënesit. Reagimin si mësimdhënës e kemi bërë disa herë duke iu drejtuar organeve kompetente që janë përgjegjëse për hartimin e plan-programeve dhe teksteve shkollore, pra Byrosë për zhvillim të arsimit dhe Ministrisë së Arsimit. Aryetimi i tyre ka qenë se shumë shpejt do korrigjohen dhe do hiqen nga përdorimi, por këto në të shumtën e rasteve ishin vetëm premtime gjatë fushatave elektorale nga zyrtarë dhe ministra shqiptarë .

StrugaLajm


●Pra deri tani po vërejmë vetëm pasojat nga tekstet shkollore që promovojnë vetëm nxitje dhe urrejtje ndëretnike tek nxënësit në RMV. Shkaqet janë të shumta por ndër to do theksoja plan-programet mësimore që janë thelbi i problemit dhe burimi i frymëzimit të hartimit të tyre ka qenë Enciklopedia e famshme e ASHAM- it.
●Me theks të veçantë do përmend plan-programet historike për Arsimin Profesional, fjala mjerim është pak sepse përfshirja e historisë së shqiptarëve nuk përfshihet aspak ose është e barabartë me presje dhjetor.
●Në të vërtetë duhet theksuar që në v. 2005 u formua një komision i përzier që harmonizoi plan-programet për shkollat fillore dhe për shkollat e mesme drejtimi i profilit Gjimnaz i Përgjithshëm, ndërsa për drejtimet Profesionale u la për më vonë që deri më sot nuk janë zgjidhur. Në fakt do të pasojë një ndryshim i plan-programeve historike vetëm për arsimin profesional të ciklit trevjeçar ku nga fondi i 3 orëve në javë do pasonte ndryshimi në 2 orë në javë, me vendim të ministrit Abdylaqim Ademi në 23.09.2014, me propozim të Byrosë për zhvillim të arsimit. Sipas këtij udhëzimi mësimdhënësit obligoheshin të përpilonin planprogramet globale dhe tematike. Në pamje të parë dukej në rregull por përmbajtja ishte e njëjta e vitit 1991.
●Në këtë udhëzim përmenden temat dhe njësitë mesimore që nuk përkojnë me të vërtetën historike, si psh:
●Therori i bandave kaçake shqiptare
●Pjesa e Maqedonisë nën pushtimin shqiptar
●Gjendja politike, asimilimi nën Shqipërinë
●Vendosja e sistemit pushtues italo-shqiptar
●Shpërngulja me dhunë, vendosja e popullatës shqiptare dhe shqiptarizmi i pjesëve të pushtuara.
●Dihet botërisht që Shqipëria ishte viktima e parë e fashizmit duke u pushtuar me 7 prill 1939 nga Italia fashiste e cila vendosi një qeveri kuislinge që nuk paraqiste vullnetin e popullit shqiptar për të bashkëpunuar me fashizmin pra Shqipëria ishte viktimë dhe jo agresore siç e paraqesin historianët e dalë nga kuzhina e ASHAM-it.
●Këto janë disa permbajtje që në fakt janë tema dhe njësi mësimore që janë shqetësuese dhe problematike, njëkohësisht janë tharmi i teksteve dhe përmbajtjeve fyese dhe jo profesionale në edukimin e brezave të rinj.
● Prof. Neki LumaniStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...