NËNTOR LOTËSH DHE DHIMBJE NË DOLLOGOZHDË

Agim Dauti

,,..lotët e një nëne përzier me pika shiu…,,StrugaLajm

Kjo festë më e madhe e Kombit 28 Nëntori në Dollogozhdë kaloi nën shushurimën e erës që frynte dhe ndonjë pikë shiu përzier me lotë dhimbje…
Dollogozhda gjithmonë ka qenë e ngjyrosur kuq e zi në çdo festë dhe sidomos në festën e madhe të 28 Nëntorit…
Jo sot, por edhe në kohërat më të vështira të ish Jugosllavisë së krajlit, dhe në atë komuniste të Titos në Dollogozhdë ka valuar flamuri! Ishte në Dollogozhdë për herë të parë në ish Jugosllavi më 28 Nëntor 1967 kur nga patrioti Shefit Iljazi u ngrit flamuri kuq e zi! Ishte Nuri Ameti që i rrezatonte plisi i bardhë në kokë dhe në vitin 1975 UDB-ja i kreu atentat në tren në Slloveni….
Ishin dollogozhdarë të shumtë ata që u dënuan me vite e vite burg nëpër kazamatet e vendeve sllave pas vitit 1981 dhe shumë e shumë të dënuar e persekutuar të tjerë…
Dhe ishin dollogozhdarë ata që u rradhitën pas shkatërrimit të Jugosllavisë krah për krahë me vëllezërit kosovarë për të mbajtur gjallë Kosovën
Ishte Nuri Mazari me shokë që në moshën 17 vjeçare ngjiti kreshtat e malet për të luftuar në Kosovë! Po ai Nuri Mazari ishte pushka e parë në Tanushë në vitin 2001 që bëri të dridhet gjithë shtetet sllave!
Ishte Selman Seferi që edhe në moshë i shkoi Sharrit plak dhe i tha ,,Ja ku jam, sot me ti dhe shqiponjat tjera do derdhim gjak për atdhe…..,,
Ishte Nuri Mazari – Komandant Struga që në vitin 2004 në ndarjen e re teritoriale ngriti zërin dhe tha ,, Ose Struga do të bashkohet në një Komunë të përbashkët, ose këtu nis përsëri ajo që nuk duhet, dhe atëher Zoti na ndihmoftë,, pranë kishte Sulon dhe shokë të tjerë, sepse në atë kohë disa udhëheqës tanë nuk deshin ashtu por edhe më keq, Strugës të bukur t’i bashkangjisin edhe disa fshatra tjerë joshqiptare nga Komuna e Ohrit që kurrë shqiptarët mos udhëheqin në shtëpi të vet
Mbledhja mbahej jashtë syve të opinionit….fjalët me besë të Nuriut kishin peshën e vet, dhe në mëngjes heret i erdh vetëm një porosi me shkrim ,,OK,, dmth Struga do të jet ashtu si dëshironte KOMANDANT STRUGA!
Po Struga u bë një komunë e përbashkët ku udhëheqin të zotët e saj, shqiptarët!
Sot, ata burra të lartëpërmendur nuk janë në mesin tonë, por për veprën e tyre gjithmon kanë qenë të nderuar dhe respektuar!
Sot, 28.11.2018 Dollogozhda nuk ishte e stolisur kuq e zi, ashtu si e meriton por mbi Dollogozhdë të mbërthyera fortë ishin ret gri!
Nën Rrapin shekullor qëndron busti i Nuri Mazarit – Komandant Struga, nga anët ishin vendosur një Flamur Kombëtar dhe një Flamur i SHBA-ve! Gjethet e rrapit kishin rënë anë e mbanë, jo nuk ishte pastruar ai vend si vitet tjera…
Më kotë pritnim që si vitet tjera të vijnë të zgjedhurit e popullit në Komunë dhe më gjërë për të vënduar lule dhe për të nderuar dëshmorët….
Koha kalonte, por nuk u duken as veturat me ngjyrë të zezë e xhama të errëta as gjë tjetër…
Ishte e kot, morëm lajm se nuk ka të organizuar asgjë në atë drejtim, asgjë fare
Udhëtuam drejt vendprehjes së dëshmorëve, as një lëvizje veç erës që frynte furishëm…pika shiu binin
Për fat të keq, shtëpia e Komandant Strugës është e ndërtuar në një kodrinë nga ku duken edhe varret edhe anasjelltas!
Dy prindë të tij jashtë në të ftohtë pritnin si gjithmon të vijnë njerëz dhe të nderojnë Komandantin…lotët e një nëne përziheshin me pikat e shiut!
Nuk u duk njeri, kaloi kjo festë e madhe nën pikat e shiut dhe lotëve të një nëne!Sonte u fol që udhëheqësia komunale ka organizuar një manifestim në Shtëpinë e Kulturës për fat të keq nuk e pranoi propozimin e një Shoqate atdhetare që manifestimi të organizohet në atë mënyrë si që e meriton Dollogozhda dhe Struga!
Nëqoftëse dollogozhdarët janë të pranishëm në atë manifestim qofshin ata funksionerë ose udhëheqës të ndryshëm lokal, ata do gabojnë dy herë brenda një dite dhe shum herë brenda një periudhe…
Dollogozhda dhe dollogozhdarët do gjejnë forcë dhe mënyrë që në të ardhmen të organizohen, festojnë dhe nderojnë ata që duhet nderuar në mënyrë si duhet!
MEGJITHATË, ZOTI E BEKOFTË SHQIPTARINË
URIME FESTËN E MADHE TË FLAMURIT
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBITStrugaLajm


Loading...
loading...