BLENDI PETROL
Aktuale

QSHP:Shiu, turbullon ujin e pijshëm në Strugë

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat këtyre ditëve e kanë përfshirë rajonin e Strugës, ka ardhur deri në prishje të cilësisë së ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit në Strugë, sipas parametrit të matjes së cilësisë, kumtoi Qendra për shëndet publik Ohër.

Ekipe të Qendrës, siç është theksuar, paradite kanë kryer matje të ujit të pijshëm dhe kanë konstatuar se është rritur sasia e ujit të turbulluar me vlera dukshëm më të mëdha nga të përcaktuarat me ligj.

“Për shkak të kësaj edhe konform Rregullores për siguri të ujit , uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit në Strugë dhe fshatrat që janë të kyçura në të, nuk ka siguri shëndetësore dhe nuk duhet të përdoret për pije”, informoi Qendra për shëndet publik – Ohër.

Për problemin janë njoftuar institucionet kompetente dhe shërbimet përkatëse inspektuese për veprim të mëtutjeshëm.

Qendra për shëndet publik Ohër, siç është theksuar në koordinim me institucionet kompetente në mënyrë të vazhdueshme e përcjellë gjendjen dhe me kohë do të jetë e gatshme për situatën me cilësinë e ujit në ujësjellësin e qytetit në Strugë.

 

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button