Nëse keni planifikuar pushimet këtë javë, mësoni si do të jetë moti!

Vala e të nxehtit afrikan do të pushtojë Shqipërinë edhe në javën e ardhshme. Në fundjavë do të ketë një lehtësim të temperaturave.

Duke filluar nga dita e enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon tërheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.

Moti ditën e enjte do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu. Ato të do jenë të dobëta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.StrugaLajm

Po ashtu edhe për ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kësaj radhe më të theksuara në zonën e jugut. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve malore do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër./L.F-dritare.net

In : Aktuale

Loading...
loading...