Nëse mbahen zgjedhjet ASH-ja dhe BESA mund të kalojnë BDI-në?!


Kanë filluar shumë zëra se bashkë me zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Një gjë të tillë e dëshirojnë edhe krahu opozitarë i LSDM-së të përbërë nga Radmilla Sheqerinska, Renata Destoska, Frosina Remenski, Damjan Mancevski dhe disa të tjerë që janë kundër politikave të kryeministrit Zoran Zaev, njofton TetovaSot.

Njohësit e situatës politike në Maqedoni konsiderojnë se zgjedhjet parlamentare do ta rrisin trupin votues tek opozita shqiptare dhe do të dobësojnë pozitën. Sipas tyre nëse eventualisht mbahen zgjedhjet së bashku ato presidenciale dhe parlamentare, do të ketë rritje votash tek opozita shqiptare edhe ate te ASh-ja e Selës dhe BESA e Kasamit, pasi këta qëndruan stoik në kërkesat e tyre për çështjet shqiptare që ndikoi në opinion.

Nga ASH-ja kanë bërë të ditur se dëshirojnë zgjedhje parlamentare për të treguar muskujt në këtë garë dhe janë të bindur në një fiore në taborin politik shqiptare, por nuk kanë treguar nëse do të dalin së bashku me BESËN e Kasamit.

Nga BDI janë shprehur se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale nuk do të ishin në interes shtetëror pasi muajt e ardhshëm janë kyçë për marrjen e datës për fillimin e negociatave, vlerëson zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, por sipas tij, nëse shihet interesi partiak, nuk ka moment më të mirë se, siç tha, nesër të mbahen zgjedhjet e parakohshme.StrugaLajm

“Nëse shpallen zgjedhjet, me vetëdije do të prishet dinamika për fillimin e negociatave. Megjithatë nëse shantazhohemi, mendoj nëse nuk ka zgjedhje parlamentare, do të ketë bojkot të atyre presidenciale, e kjo do të krijojë krizë institucionale, do të krijojë ndikim më të madh ndaj dinamikës së integrimeve sesa vet zgjedhjet parlamentare, atëherë do të ulemi dhe do të mendojmë”, tha Osmani.StrugaLajm

Nga PDSH-ja e Thaçit dhe BESA e Gashit që në momentin që kanë hyrë në qeverinë e Zaevit sikur janë të shkrira në LSDM dhe nuk pronocohen për asnjë problem që ju tangon shqiptarëve, kështu që sipas njohësve thonë se ata mund edhe të mos nxjerrin asnjë deputet nëse zgjedhjet mbahen këtë vit bashkë me presidencialet.

Ndryshe kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ditë më parë deklaroi se në koordimim edhe me subjektet e tjera politike nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 21 prill ndërsa raundi i dytë më 5 mars.

“Më 12 maj skadon mandati i Presidentit dhe në bazë të këtyre mandateve zgjedhjet duhet të shpallen jo më gjatë se 90 ditë dhe jo më shkurtë se 70 ditë. Në koordinim edhe me subjektet tjera politike, sugjerimi është që raundi i parë të mbahet me 21 prill dhe raundi i dytë me 5 maj, me vetë faktin që Presidenti i ri të inaugurohet më 12 maj, pas çka kreu i shtetit të mund të jep edhe betimin solemn para Kuvendit dhe zyrtarisht të hyjë në fuqi mandati i Presidentit të ri”, deklaroi Xhaferi, për të shtuar se më së voni më 8 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale./TetovaSot

In : Aktuale

Loading...
loading...