Sfidat e sodit-Ida Trena


Sfidat e sodit

Në dhjetvjeçarin e tretë të qindvjeçit XXI pritet të ndodhin ndryshime të mëdha, të cilat mund ta trondisin Europen dhe ndoshta edhe boten. Politika shqiptare a ka plan B nëse ndodhin këto ndryshime? Atë pak energji që ka ajo është duke e shpenzuar në debate e grindje të kota se kush kë e ka përgjuar dhe se kush është më I korruptuar se tjetri. Shpërbërja eventuale e BE të cilën e deshën kundërshtarët e BE-së u përpoqen sëpari nëpërmjet Grexit dhe më vonë drejtpërdrejt me Brexit. German Genius I rezistoi Grexit-it ndërsa tash po ndeshet me Brexit-in dhe pasojat që mund tis jell ajo në të ardhmen. Shpërbërja eventuale e BE-së do të jetë “Lufta e tretë Botërore” që Gjermania e humb karshi rivaleve të saj tradicional Anglo-Amerikan. Çfar qëndrimi do të mbajn shqiptarët nëqoftëse ndodh ajo shpërbërje? Mos e dhashtë Zoti që shpërbërja eventuale e BE-së të shkaktoj efektin domino dhe të shpërbëhet edhe NATO. StrugaLajm

Shpërbërja eventuale e NATO-s do të ishte një fatkeqësi e madhe për ne për shkak se shqiptarët në atë rast do të ishin populli më I rrezikuar në rajon. Serbia pret me padurim shpërbërjen e NATO-s që ta ribëj edhe njëherë Naçërrtanien e Ilia Garashaninit duke e nisur solldateskën e saj në jug dhe në perëndim. Çfar duhet të bëjnë shqiptarët që të shmangin rrezikun e lartpërmendur. StrugaLajm

Shqiptart duhet në rradhë të parë të mbështeten në burimet e brendshme vetanake duke mos përjashtuar ndihmën e vendeve mike, veprim I cili u ka munguar në të kaluaren. Askush nuk u ka faj shqiptarëve përse ato nuk arriten të ndërtojnë systemin e vlerave (Garën në mes të aftëve dhe të ndershmëve). Në të kaluaren na mungoi aftësia e vet organizimit dhe e solidaritetit mbrenda kombëtar. Jo rastësisht jemi të ndarë në gjasht shtete dhe se në Turqi ka më shumë shqiptar se sa në Shqipri. Shqiptarët duhet ta dinë se dy shtetet e tyre fqinje nuk janë në numër më të mëdha se sa shqiptarët. SHBA janë historikisht vendi më mik I shqiptarëve por kjo nuk do të thotë që shqiptarët të mbajnë qëndrim parazitor siç këshillojnë disa analistë të vetëshpallur se të gjitha punët do ti rregullojn SHBA. Shqiptarët duhet të mendojnë me kokën e tyre dhe të krijojnë me doren e tyre se në fund të fundit kjo është në vet frymën amerikane. Gjendja në të cilen ndodhemi është treguesi më I mirë se kush jemi. Të bëhen ndryshime përmbajtsore në subjektet politike dhe tu krijohet hapsirë politikanëve të cilët nisen nga parimi se njerëzit janë të vdekshëm ndërsa veprat janë të pa vdekshme dhe politikanët të cilët do të përpiqen poër të mirën e përbashkët dhe jo pasurimin vetiak. Politikani I cili e blen mandatin e deputetit 200.000 deri 300.000 euro cfar mund të presish prej tij?! Fryti I krijuar me duart e tua shijon më tepër sesa fryti I dhuruar nga dikush tjetër. Politika shqiptare duhet të punoj sipas një rregulli në mjeksi se terapia e cila nuk shëron sëmundjen të zëvendësohet me një terapi tjetër deri në shërimin e plotë të sëmundjes. Shqiptarët duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të faktorizuar vetveten dhe jo të tjerët qofshin ato edhe të proviniencës social-demokrate. Duhet të izolohet ndikimi I eksponentëve të nacionalizmit provincial në politikbërje të cilët Manastirin, Prilepin, Velesin, etj I llogarisin në kuadër të trojeve etnike shqiptare. Ato nuk e shohin se pushteti kosovar nuk mundet ti administroj dy katunde (seliaçka opshtina) Leposavic dhe Zubin Potok dhe si do ta administrojsh nji qytet universitar dhe industrial sic është për shembull Manastiri. Ato nuk e shohin se Struga po zbrazet. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Strug jetojnë 56% shqiptar dhe pjesa tjetër 44% janë maqedon, turq, vlleh, etj. Në një shkollë të mesme në Strugë ka më shumë nxënës maqedon sesa shqiptar edhe pse aty bëjnë pjes nxënësit shqiptar të Ohrit. Në një emsion televiziv e pam dhe e dëgjuam se si veleshtarët krenohen me villat e tyre të bukura por pa njerëz dhe për nipat dhe mbesat që I kanë ato në Gjermani, Zvicer, Austri, etj. Jo më larg se 25 vite shkolla e Veleshtes kishte 1260 nxënës ndërsa sot ka vetëm 320 dhe ai numër cdo ditë vjen duke u zvogëluar. Izraeli u bë shtet vetëm atëherkur hebrejt vendosen ti braktisin metropolet europiane dhe jetën luksoze atje duke u kthyer në tokën e premtuar ku puna e parë që bën ishte hapja e puseve në shkretëtirë se tokat pjellore I kishin arabët. Është për të ardhur keq që tironsat me dëshiren e tyre të madhe për tu ndjer VIP në të foluren e tyre përdorin fjalët e huaja edhe aty ku gjuha jonë I ka fjalët shqip. Si për shembull: kontemporane, sinjifikative, inamoruar, ingredient, salutoj, etj. Pikërisht këto tironsa ndjehen të turëruar tju vën emra shqiptar fëmijëve të tyre. Sfidat e sodit kërkojnë zgjidhje të ngutshme. Nesër mundet të jetë vonë. Ida Trena


Loading...
loading...