Të martën, me 11 shtator të vitit 2018, është një Muharrem i vitit 1440 sipas hixhrit, gjegjësisht Viti i Ri mysliman, njofton Gazeta Koha.
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1440, organizon Akademi Solemne, e cila do të mbahet më datë 10.09.2018 (e hënë), në Filarmoninë e Maqedonisë, duke filluar nga ora 19:30.
Përmbajtja e programit të manifestimit në fjalë është i begatshëm, ku do të performojnë me ilahi dhe kaside interpretues ndërkombëtar dhe të vendit si dhe kori i BFI-së.
Në këtë manifestim do të ndahet çmimi i artë “Myfti Vehbi Dibra” si dhe hafizave që hivzin e kanë mbaruar gjatë vitit 1439 hixhri, do t’iu shpërndahen diplomat e hifzit.
Gjithashtu, ky manifestim do të ketë transmetim të drejtpërdrejt në TVM2.