Ziadin Sela: Aleanca është me Aleancën dhe rruga jonë është për barazi të plotë

“Jepeni votën atje ku kemi bërë pjesë gjithmonë, bëhuni pjesë e NATO dhe BE. Aleanca është me Aleancën dhe mrekullia e ASH është rruga drejt barazisë së plotë”, ishte porosia e kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela në hapjen e fushatës për referendumin për emrin sot nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup, informon INA.

Sipas tij, më 30 shtator shqiptarët do të kenë mundësi të bëjnë ndarjen nga influencat jo të shëndoshta që vayhdimisht i janë imponuar në periudha të ndryshme historike.

“Shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe perëndimit qysh në kohërat më të lashtaa dhe cdoherë kanë qenë pro këtij përcaktimi. Shqiptarët e shohin si moment plus për të arritur barabarësinë e kërkuar shumë vite. Ne do të japim mesazhe dhe do të bashkëbisedojmë me të gjithë qytetarët. Ne nuk do të bëjmë mitingje por do të zhvillojmë debate për tiu përgjigjur pyetjeve dhe halleve të shqiptarëve”, theksoi Sela.StrugaLajm

Sipas tij, qëndrimet e ASH-së janë të njohura, por do të sqarojnë se pse duhet që bashkë me ndryshimet e marrëveshjes së Prespës të bëhen edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me barabarësinë dhe të drejtat e shqiptarët që i meritojnë, të arrihet barabarësia dhe jo koncepteve të shtetit njëetnik.

“Ne do ti bëjmë me dije qeverisë se ka alternativë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kjo është ndershmëria, rruga drejt BE dhe NATO. Duhet ta kuptojnë ata se NATO nuk është vetëm anëtarësim i vendit në një strukturë ushtarake, por është drejtësi dhe respektim i të drejtave elementare të njeriut, të largosh politikanë të korruptuar, duke shkelur të drejtat e popullit.”, theksoi Sela.StrugaLajm

Shefja e shtabit qendror për fushatën, Bujare Abazi theksoi se ASH ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, duke hapur 27 shtabe komunale dhe lokale.

“Përmes debateve do ti shpjegojmë qytetarve për benefitet që do të kemi për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. ASH do të ketë fushatë pozitive me thirrjen për të mbështetur referendumin duke e patur si shpresë integrimin e vendit në NATO dhe BE.”, theksoi Bujar Abazi. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...