Nesër rënie e temperaturave deri 5 gradë, shi i rrëmbyeshëm në disa vende

Prej nesër pasdite do të ketë rritje të vranësirave të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe erë të përforcuar. Do të ketë kushte edhe për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura maksimale do të ulen për 3 deri 4 gradë, informoi DPHM.

Përderisa, nga e enjtja, nga DPHM paralajmërojnë mot të qëndrueshëm me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.StrugaLajm

Deri në fund të ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të arrijnë prej 35 deri 42 gradë. Indeksi UV do të jetë – 9.StrugaLajm

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë mesatare veriore.

In : Aktuale

Loading...
loading...