Nga 1 janari a mund të punoni pa vizë pune në Gjermani?Reagon ambasada gjermane në Shkup

Ambasada gjermane kumtoi se nuk janë të sakta raportimet për ligj të ri që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2019 me të cilin qytetarëve nga vendet të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian do t’u mundësojë të punësohen në ndonjë shtet të Unionit nën kushtet e njëjta si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së.

“Qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së u nevojitet sikur deri tani, ashtu edhe pas 1 janarit të vitit 2019, vizë pune valide në Gjermani. Kërkesa për vizë mund të dorëzohet vetëm në Ambasadën gjermane në Shkup dhe vetëm atje jepet viza”, saktësojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Ambasada tregon edhe njëherë në atë se ajo nuk bashkëpunon me ndërmjetësues ose agjenci.StrugaLajm

“Përmes tyre nuk mund të merret as termin më herët ose të përshpejtohet procedura e vizave. Taksa për vizë arrin sipas rregullave 75 euro dhe paguhet me para të gatshme, jashtëzakonisht në euro, direkt në sportelin për viza kur dorëzohet kërkesa për viza. Taksa të tjera nuk ka në Repartin e vizave. Marrja e formularëve dhe e udhëzimeve, si dhe caktimi i terminit janë falas”, cituan nga Ambasada Gjermane.

In : Aktuale

Loading...
loading...