Nga 1 shkurti mjekët specialistë me paga prej 100 mijë denarë!

Nga muaji shkurt mjekët specialistë do t’i kenë pagat nga 100 mijë denarë. Gjithashtu rritje të pagave do të ketë edhe për të punësuarit e tjerë shëndetësor, raporton TV21.

Për infermierët 20-23% rritje, mjekët e përgjithshëm  25%, 15% për bashkëpunëtorët shëndetësisë si dhe 5% rritje për punëtorët teknik. Ndërkaq nga rritja e pagave janë të përjashtuar administratorët e shëndetësisë.StrugaLajm

Ministria e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale dhe Sindikata e Qendrës Klinike kanë arritur një marrëveshje për anekset e dy marrëveshjeve kolektive dhe ajo u nënshkrua disa ditë para se Qeveria teknike të fillonte punën, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një dalje për mediat.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...