Nga BESA thonë se siguruan 5 deputetë pas 12 prillit!

Lëvizja BESA pas zgjedhjeve të 12 prillit pritet të ketë grup parlamentarë, apo thënë ndryshe – pesë mandate të sigurta deputetësh. Zyrtarë të BESËS thonë se në Njësinë e parë zgjedhore, në të dytën dhe në të pestën, BESA ka vende të sigurta deputetësh, ndërsa në Njësinë e 6 më së paku dy deputetë.


Ndryshe, sot Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Zoran Zaevi nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhorë për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...