Nga e mesme në fakultet, kujt si ti teket

Pa problem mund të regjistrohesh në fakultetin e shkencave mjekësore, edhe nëse ke mbaruar shkollën e mesme të ekonomisë, makinerisë apo arteve, ashtu sikurse mund të kesh kryer shkollën e mesme të mjekësisë dhe të vazhdosh studimet në arkitekturë, inxhinieri apo drejtësi

Laura PAPRANIKU

Shkup, 23 dhjetor – Në sistemin arsimor të Maqedonisë prej vitesh ka mbetur e parregulluar çështja e orientimit të nxënësve nga njëri nivel i shkollimit në tjetrin, shkruan gazeta KOHA. Në fakt, mungesa e mekanizmave përkatës ka sjellë në mos profilizimin e nxënësve dhe, për pasojë, vetëm 5-6 për qind e atyre që ndjekin shkollat e mesme të mjekësisë në vend vazhdojnë studimet në fakultetet e shkencave mjekësore. Rëndomë, ata që kryejnë shkollat e mesme mjekësore, sidomos në drejtimet teknik dhëmbësh, infermieri apo laborantë, përfundojnë në punë si ndihmës mjekë dhe ndihmës infermierë nëpër ordinanca të ndryshme. Ose, mund të ndodh që të vazhdojnë studime të fushave krejtësisht të ndryshme, pra të regjistrohen në fakultetet e gjuhëve, juridikut, artit e kështu me radhë. Ndërkaq, në fakultetet e mjekësisë së përgjithshme, stomatologjisë, farmacisë dhe infermierisë listat e studentëve të regjistruar dominohet nga ish-gjimnazistë.StrugaLajm

Gjithë kjo situatë është lejuar nga mos orientimi i hershëm i nxënësve, apo më saktë nga liria absolute e secilit të regjistrohet në secilin fakultet që të dëshirojë. Pa problem mund të regjistrohesh në fakultetin e shkencave mjekësore edhe nëse ke mbaruar shkollën e mesme të ekonomisë, makinerisë apo arteve ashtu sikurse mund të kesh kryer shkollën e mesme të mjekësisë dhe të vazhdosh studimet në arkitekturë, inxhinieri apo drejtësi. Në dukje, kjo situatë mund të shihet si frymë liberale në arsim, por në të vërtetë është strumbullari i gjithë anarkisë që mbizotëron në sistemin arsimor, pra si rezultat i mungesës së mekanizmave për orientimin e nxënësve drejt profesionit të tyre. Por, në fakt, krahas mos profilizimit të nxënësve që në shkollimin e hershëm, radhit edhe një varg problemesh të tjera që gjithashtu reflektojnë negativisht në cilësinë e shkollimit. Një prej tyre është edhe zgjedhja e drejtimeve apo lëndëve “të lehta” në shkollimin e mesëm. Ky nivel shkollimi, sikurse dihet është baza e formimit profesional dhe intelektual të individit. Maqedonia, fatkeqësisht, siç është provuar me testime të rangjeve ndërkombëtare, ka nivel shumë të ulët të dijeve elementare. Testet e PISA-s tregojnë se nxënësit e moshës 15 vjeçare janë të fundit për matematikë me logjikë, interpretim të asaj që lexojnë dhe njohuri nga shkencat shoqërore. Këta tregues e bëjnë Maqedoninë vend të papërshtatshëm për investime nga ana e kompanive të mëdha, të cilat kërkojnë të sigurohen paraprakisht për kapacitetet e resurseve njerëzore, në vendet ku ata investojnë. Mungesa e investimeve do të thotë mungesë zhvillimi ekonomik dhe kjo e fundit mundësi të pakta për arsim cilësor. Pra, të gjithë këta komponentë qëndrojnë të lidhura dhe janë në varësi të plotë me njëra -tjetrën. Vendosja e mekanizmave për orientimin e hershëm profesional të nxënësve, në vendet e zhvilluara është njëra prej vlerave sublime të sistemeve të atjeshme arsimore. Kjo është edhe arsyeja përse në ata shtete ka shumë pak firo profesionale dhe përse studentët e inxhinierisë vijnë nga shkollat e mesme elektroteknike, doktorët nga shkollat e mesme të mjekësisë, e kështu me radhë. Edhe një mekanizëm, që sado i zbehtë mund të vihej në shërbim të atyre praktikave pozitive, pra impakti që duhej të kishin lëndët e provimeve të maturës shtetërore në zgjedhjen e studimeve nuk është shfrytëzuar sa duhet. Në të gjitha universitete, qofshin publike aspo private nuk ka kufizime në pranimin e studentëve bazuar në shkollimin paraprak të tyre dhe në lëndën e provimeve të maturës. Madje, ka universitete private që nuk e marrin në konsideratë as provimin e maturës shtetërore. Kjo, është edhe shkaku që nxënësit nuk tregojnë përkushtim ndaj lëndëve të shkencave ekzakte as gjatë shkollimit të mesëm dhe as në provimet që zgjedhin. Fundja, janë të sigurt se mund të regjistrohen në çfarëdo fakulteti, pa u marrë në konsideratë e kaluara arsimore e tyre. Do të thotë si t’i jenë nënshtruar në provimet e maturës matematikës dhe si anglishtes, deri te arkitektura, mjekësia apo ekonomia mbërrihet njësoj. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...