‘Nga nesër jeta do kufizohet si kurrë më parë në historinë e Gjermanisë!

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në këtë takim u bisedua për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit, duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes të dy vendeve.

Veliu falënderoi qeverinë zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ambasadori Kolly ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.StrugaLajm

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...