Nga sot fillon loja shpërblyese “TVSH-ja ime, dhurata ime!”, shpërblime çdo ditë, shpërblim final 3 milionë denarë

Prej sot fillon loja shpërblyese “TVSH-ja ime, dhurata ime! në organizim të Drejtorisë së të Hyrave Publike, ndërsa në të do të marrin pjesë të gjthë qytetarët që skanojnë llogaritë e tyre fiskale. Të vlefshme janë edhe ato llogari fiskale që kanë zero TVSH, përcjell INA.


Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se do të ndahen 10 dhurata në ditë, nga ku katër do të jenë 1.000 denarë, tre dhurata me 2.000 denarë, dhe tre dhurata me nga 3.000 denarë. Dhuratat kryesore apo dy dhuratat kryesore, sipas ministres, do të jenë tre milionë denarë e që do të mbahen gjatë muajit mars dhe në dhjetor të vitit të ardhshëm. “Me aplikacionin e ri qytetarët mund të shohin se sa është kthimi i TVSH-së në çdo moment, sa llogari fiskale kanë skanuar, dhe çdo llogari fiskale potencialisht do të jetë fituese për shkak se slogani i fushatës është ‘Çdo llogari fiskale është e rëndësishme’”, tha Angellovska. Ajo shtoi se loja shpërblyese është shtesë për shkak se projekti ‘TVSH-ja ime’ është i suksesshëm dhe se qëllimi kryesor i projektit është luftimi i ekonomisë në të zezë ku qytetarët luajnë rolin e inspektorit. Gjatë këtij muaji rreth 185,000 qytetarëve që kanë skanuar llogari fiskale do të marrin gjithsej tre milionë euro nga kthimi i TVSH-së. Nga 1 korriku, që kur filloi projekti i Ministrisë së Financave, janë skanuar 39 milion llogari fiskale, ndërsa analizat kanë treguar që rritja e skanimit është më e dukshme në komunat e Aerodormit, Qendrës, Manastirit dhe Shtipit.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...