Nga sot në Katar pa viza për shtetasit e Maqedonisë

Shtetasit e Maqedonisë pa viza do të kenë mundësinë të udhëtojnë në shtetin e Katarit, ndërsa vendimi tanimë ka hyrë në fuqi. Autoritetet e këtij vendi theksuan se kjo masë lehtësuese vlen për 80 shtete me qëllim të  zhvillimit të turizmit dhe aviotransportit.

Qytetarët e 33 shteteve mund të qëndrojnë në Katar për 180 ditë pa vizë, ndërsa ata nga 47 shtete kanë të drejtën e qëndrimit 30 ditësh, me mundësi vazhdimi edhe më tej. Në listë janë edhe Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, India, Afrika e Jugut, Australia, ndërsa nga vendet e Lindjes së Mesme është vetëm Libani.

 StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...