Komunikacioni pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në akset rrugore jashtë mjediseve urbane intensiteti është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.StrugaLajm

Nga 01.07.2017 filloi zbatimi i regjimit kohor i komunikacionit në periudhën e verës, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilëve tejkalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët me temperatura të larta ekstreme. Intervalet kohore janë këto: e premte: 17:00 – 22.00, e shtunë: 09:00 – 18:00 dhe e diel: 09:00 – 22:00.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...