Nga sot nuk mund të bleni vaji sa të doni ju, ja sa mund të bleni!

Nga sot qytetarët do të mund të blejnë vaj ushqimor vetëm me sasi të kufizuara. Nuk do të ketë blerje të pakove, respektivisht të deponohen rezerva të vajit. Vendimi I miratuar nga Ministria e Ekonomisë do të vlejë deri më 31 Maj. Arsyeja për këtë masë është kërkesa në rritje që ka shkaktuar zbrazjen e rafteve nëpër shitoret.

“Rekomandohet që të mos lejohet shitja e vajit të ushqimit në sasi më të mëdha. Ministria e Ekonomisë, dje I njoftoi tregtarët se për shkak të rritjes së ndjeshme të blerjeve së vajit cënohet furnizimi I rregullt në tregun vendor. Blerjet bëhen edhe nga blerës të vendit edhe nga jashtë” VMRO-DPMNE-ja thotë se Qeveria është kontradiktore, duke thënë se ka vaj ushqimor, kurse nga ana tjetër kufizon blerjen.StrugaLajm

Ministri I Ekonomisë Bekteshi në një deklaratë thotë se në Maqedoni ka sasi të vjaftueshme të vajit për ushqim, kurse nga ana tjetër me njoftim zyrtar kërkon që tregtarët ta kufizojnë shitjen. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për shkak se Qeveria në vazhdimësi po krijon mosbesime.StrugaLajm

Sipas vendimit të Ministrsië, nëse blerësit dëshirojnë të blejnë sasi më të mëdha të vajit për ushqim, tregtarët janë të detyruar që menjëherë ta njoftojnë Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

In : Aktuale

Loading...
loading...