Nga sot regjistrimi për vaksinën kundër COVID-19, por faqja me probleme!

Nga mëngjesi shumë qytetarë janë ankuar se nuk është në funksion dhe aktive faqja www.vaksinacija.mk për regjistrim për vaksinim me vaksinën anti-COVID19, edhe pse dje u paralajmërua nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri paralajmëroi se nga dita e sotme do të lëshohet në përdorim faqja e internetit për paraqitjen e vaksinimit dhe se në faqe do të mund të paraqitet çdokush, ndërsa sistemi automatikisht do t’i gjenerojë prioritetet, përcjell INA.

Por sapo të klikosh në faqe deri në orët e para të mëngjesit shfaqej paralajmërimi “së shpejti”. Por herë pas here është edhe njoftimi se së shpejti do të jetë aktive dhe kërkohet durim.

“Jemi të interesuar për tu regjistruar për vaksinim, por faqja nuk është aktive. Ministrin mbrëmë e dëgjuam se prej sot faqja do të jetë aktive. Nuk e dijmë çka po ndodhë”, theksoi për INA, një qytetar i interesuar për vaksinën COVID-19.StrugaLajm

Autoritetet shëndetësore ende nuk dijnë datën e saktë se kur vaksinat do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut.StrugaLajm

Maqedonia e Veriut është ndër vendet që akoma nuk ka vaksina, edhe pse vendet përreth tanimë po zhvillojnë vaksinimin, me përjashtim të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje nënshkroi marrëveshjen për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 nga prodhuesi kinez “Sinopharm”.

Me marrëveshjen, Republika e Maqedonisë së Veriut siguron 200.000 vaksina nga kompania kineze.

In : Aktuale

Loading...
loading...