Sot në bregdetin shqiptar ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Derisa po bënin plazh në Jal, disa pushues janë habitur kur kanë parë një delfin afër bregut të detit, raporton Periskopi.
Delfini ishte i ngordhur dhe valët e kishin sjellë atë në breg.
Në fotografinë që ka ardhur në redaksinë e Periskopit nga një lexues, shihet një pushues që e ka marrë në dorë delfinin, si duket për t’u fotografuar me të. /Periskopi/