Ngjarjet e fundit në Vjenë, Pendarovski: Në Maqedoni nuk ka kampe për trajnimin e …

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat duke folur për ngjarjet e fundit në Austri, ku një gazetë austriake, për sulmuesin Kujtim Fejzullai i cili me prejardhje është nga një fshat i Tetovës, shkruan se “ka gjurmë që shpien drejt Gjermanisë, respektivisht një kamp për trajnimin e terroristëve në Maqedoninë e Veriut ku shpesh ka udhëtuar. Kamp për trajnimin e terroristëve në Maqedoninë e Veriut”, ai e hodhi poshtë këtë citim në mënyrë kategorike.

Bëhet fjalë për një pjesë të opinionit austriak, më duhet ta them kështu, të një fushate që zhvillohet në drejtim se, sipas atyre, e dimë që Ballkani është tokë pjellore për terroristë dhe aktivitete terroriste, se prej atje vetëm gjëra të këqija mund të presim dhe në këtë drejtim është kjo që ndodhi së fundmi. Ju them dhe këtë e din edhe opinioni, ai terrorist i supozuar ka lindur në Austri, arsimin e plotë, çfarëdo që e ka pasur, e ka fituar në atë shtet, këtu ka ardhur herë pas here për vizita të shkurtra që t’i vizitojë kushërinjtë dhe shokët. Për shembull, herën e fundit ka qenë para Vitit të Ri, më 25 dhjetor është futur në aeroportin e Shkupit, më 1 janar është kthyer dhe gjatë këtyre qëndrimeve të shkurta nuk ka pasur asnjë kontakt me persona për të cilët mund të supozojmë se kanë qëllim ose të luftojnë në Siri ose se janë kthyer apo se kanë kontakte me struktura radikale- tha Presidenti.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...