Ngritet aktakuza për tentim vrasjen e Ziadin Selës ndaj 10 personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktin prokuror kundër dhjetë personave për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela.

“Të akuzuarit, së bashku me persona tjerë të cilët për momentin nuk u është vërtetuar identitetit, kanë tentuar ta vrasin të lënduarin Ziadin Sela. Një pjesë e të akuzuarve kanë shfrytëzuar lëndë të forta, me të cilat e kanë goditur të dëmtuarin dhe i kanë shkaktuar lëndime seioze për jetën e tij. Të akuzuarit tjerë veprën e kanë kryer me grushta”, njoftoi Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...