Nikolla Gruevski merr rrugën e burgut

Jozyrtarisht vendimi gjyqësor i është dhënë vetë ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, që nënkupton se ai duhet sa më shpejt të paraqitet në burgun e Shutkës, për të vuajtur denimin.

Ekipet televizive që deri para pak kohe ishin të pranishëm tani do të kthehen për të ndjekur ngjarjen nga afër.

Në opinion po spekulohet se megjithatë, Nikolla Gruevski ka vendosur që vetë të paraqitet për të evituar ndjeken policore dhe masat që duheshin të ndërmereshin kundër tij, në rast se nuk do të ishte paraqitur sonte në burgun e Shutkës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...