Nikolla Gruevski, po të ishe shqiptar moti do kalbeshe prapa grilave!

Shkruan Muhamer Pajaziti

Gruevski dhe shokët e tij vazhdojnë të jenë të lirë, ndonëse kanë kryer krime monstruoze. Ata po i shpëton emri i tyre dhe përkatësia etnike dhe gjykatat selektive që vite me rradhë kanë funksionuar si sahat vetëm për shqiptarët.

Për maqedonasit gjenden metoda dhe labillirthne për të ikur drejtësisë, por, po të bëhej fjalë për shqiptarët brenda pak orëve do të përfundonin prapa grilave. Procedura dihet….bastisje, maltretim, terrorizim, montim dhe burgim.

Shteti policor për shqiptarët ka funksionuar moti kohë, ndërsa pasardhësi i Kiros dhe Brankos po e vazhdon në mënyrë të sofistikuar.StrugaLajm

Bombat e famshme të Zaevit edhe sot e kësaj ditë kanë jehonë të madhe dhe shërbejnë vetëm për spektakël. Ndonëse përmes tyre pëherë të parë u pasqyrua se si funksinon mafia politike në këtë shtet, por edhe në rajon, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përmes bombave doli pah kontrolli i politikës në të gjitha sferat e jetës, por edhe krimi dhe korrupsioni masiv permes tenderomanisë dhe metodave tjera.StrugaLajm

Një strukturë e organizuar mirë që i ngjante dhe funskiononte sipas rregullave të bandës më të fuqishme botë Cosa Nostra, ose familjeve të njohura si familja Gambino, Bonanno e të tjera.
Entuziazmi më i madh u shënua me krijimin e Prokurorisë Speciale, me protagonistet kryesore Katica Janeva dhe shqiptaren nga Tetova, Fatime Fetai.

Shumë konferenca dhe shpallje aktakuzash, një dramë e vërtetë që pritej që do eliminonte dhe burgoste personat e kompremetuar dhe të përfshirë në krime të rënda. Por, deri më tani asnjë, vetëm disa procese të filluara gjyqësore pa epilog dhe aktgjykime dhe vetëm paralajmërime të reja për hetime.Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhdojnë të bredhit të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.

Disa reforma në fushën e jurisprudencës përmes planit të famshëm 3/6/9 vetëm sa kanë mundësuar ndrrimin e kapelës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët tani i shërbejnë pushtetit aktual.
Ky i është Ballkani, që dru i pagdhendur që nuk duron dot transformimin dhe ku politika zhvillohet për qëllime personale dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.

Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të vëniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga minimale derisa sa janë të mbytur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin ata.
Kjo është Maqedonia, ku mbi 100 mijë familje jetojnë me ndihma sociale që sillen prej 25-50 euro. Derisa politika jeton në luks me paratë e vjedhura, populli jeton në mjerim dhe për cudi vazhdon ti duartrokas politikanët dhe ti votoj ata. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...