Nis “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Në një mbrëmje festive dhe me të pranishëm të shumtë, në kryeqytetin austriak filluan “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri. Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive. Organizatorët e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare (KKShShA) në Austri, më këtë projekt kanë për qëllim të sjellin në skenat vjeneze format autentike të të shprehurit të kulturës së trashëguar dhe të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare.

“Këtë vit do të sjellim në teatrin vjenez polifoninë shqiptare si kulturë jo materiale me vlera universale e mbrojtur nga UNESCO, përmes Ansamblit Polifonik “Saz’iso” për të cilët kjo shfaqje është premierë në Austri ndërkohë për ne do të jetë kryefjala e “Javëve të Kulturës 2018”, ka thënë për “albinfo.ch”, organizatori i këtij aktiviteti, Ermal Vejsa. Përveç grupit polifonik, vlen të theksohet mbrëmja e muzikës klasike me violinistin Shkëlzen Dolin dhe sopranon Flaka Gorancin, të cilët do të interpretojnë me rastin e 25 vjetorit të misionit katolik në Austri, ndërsa në ditët tjera do të këtë aktivitete si: “Orë Letrare”, “Turnir Shahu”, “Turnir Futbolli” dhe koncerte të mirëfillta me artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri. “Kultura shqiptare ofron krijimtari unike dhe të begatshme për publikun e huaj i cili gjithnjë e më shumë interesohet të mësoj dhe ta njoh nga afër akoma e më shumë kulturën tonë shqiptare”, shprehet ndër të tjera, Ermal Vejsa. Festa përmbyllëse e “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të mbahet më 8 dhjetor në një atmosferë muzikore të udhëhequr nga këngëtari Jericho.StrugaLajm


Loading...
loading...