Nis takimi i liderëve në Qeveri

Liderët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, BESA-s, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës janë ulur në tryezë të përbashkët në selinë e Qeverisë për të diskutuar me kryeministrin Oliver Spasovski rreth masave qeveritare për përballje me koronavirusin.

Në këtë takim është paraparë që të diskutohet edhe për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit janë paraparë deklarata për mediat. Gazetari, Albion Memeti, po ndjek LIVE takimin dhe të informojë në kohë për vendimet që do të merren.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...