Niveli i Liqenit të Ohrit tre centimetra mbi maksimumin

Niveli i Liqenit të Ohrit është tre centimetra mbi nivelin maksimal të lejuar, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lidhur me mesataren për në mars është rritur niveli i Vardarit në Jegunocë, Zajçev Rid, veles dhe në Demir Hisar. Pothuajse dyfish është më i lartë niveli krahasuar me mesataren e marsit ka në lumin Treska në Makedonski Brod dhe Pçinjë afër Banjës së Katllanovës, ndërsa nivel të rritur kanë Bregallnica afër Shtipit dhe Dateska afër Botunit.

Në suaza të mesatares janë nivelet në Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, Bregallnicës afër Berovës dhe Drint të Zi afër Llozhanit. Nivel më i ulët është matur vetëm në Drinin e Zi afër Novacit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...