BLENDI PETROL
Aktuale

Ali Ahmeti: Pas Ligjit pēr gjuhën, ta ndërtojmë BDI-në e së nesërmes Artikuj të ngjashëm

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim po mban mbledhjen e rradhës më 16 mars në selinë e partisë në Tetovë.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari Ahmeti ftoi anëtarët e kryesisë për një minutë heshtje në nderim të Sekretarit të Përgjithshëm Abdilaqim Ademi pasi që kjo ishte mbledhja e parë e këtij organi në mungesë të tij.

Më pas, Kryesia Qëndrore e BDIsë njëzëri përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ditë më parë në Kuvend, që simbolizon përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisē tonē si kolektiv.

Në fjalën e vet hyrëse, Kryetari Ahmeti rrumbullakësoi kapitullin e parë të veprimtarisë politike të BDI duke rikujtuar çështjet kapitale në këto 17 vite duke theksuar se nga kjo mbledhje duhet të ndërtohet BDI-ja e së nesërmes.

1. Fitore ne te gjitha proceset zgjedhore: parlamentare, lokale, presidenciale, dhe referendum

· zgjedhjet parlamentare të vitit 2002,

· referendumin për ndarjen teritoriale në vitin 2004,

· zgjedhjet lokale të vitit 2005,

· zgjedhjet parlamentare të vitit 2006,

· zgjedhjet e parakohëshme parlamentare tv vitit 2008, z

· zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009,

· zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011,

· përsëri ato të parakohëshmet në 2014

· zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016.

· Zgjedhjet lokale te vitit 2017

2. Janë organizuar kater kongrese te partisë

· i pari më 19 nëntor 2005,

· i dyti më 19 dhjetor 2009,

· ndërsa i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014,

· organizuam kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.

3. Te arriturat kryesore në këtë 17 vjeçar

· ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,

· ndarja teritoriale,

· Ligji per simbolet kombëtare,

· Zyrtarizimi i plote i përdorimit të gjuhës shqipe,

· përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit,

· rrumbullakësimi i infrastrukturës në arsimin sipëror me legalizimin e USHTsë, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, sallave të reja sportive,

· themelimi i universitetit shtetëror shqiptar në Shkup,

· themelimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive,

· ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë,

· marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE,

· liberalizim të vizave me vendet e BE,

· hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE,

· Mbyllja e marreveshjes me Bulgarine per fqinjesine e mire

· fillimi i gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar,

· ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë,

· lidhje energjetike me Shqipërinë,

· kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta,

· demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën,

· njohja e pavarësisë së Kosovës,

· Mbledhjet e perbashketa qeveritare me Kosoven dhe Shqiperine

· sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup,

· shënimi i 100 vjetorit të alfabetit, 100 vetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorit të flamurit,

· teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz,

· ujësjellës në vendbanime shqiptare,

· qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore,

· subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe proekte të tjera të panumërta.

Para nesh mbetet të adresohen fuqishëm edhe Reformat në sundimin e së drejtës dhe çështja e emrit si parakusht për integrim në NATO dhe BE.

Mbledhja e Kryesisë po vijon me raport të detajuar nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv për punën e bërë gjer tani.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button