Një lajm i mirë për bujqit

Bujqit tani nuk do të jenë të obliguar së pari t’i shlyejnë obligimet ndaj DAP-së që të marrin subvencione.
Kjo është paraparë me ndryshimet më të reja të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

“Propozohet që për shfrytëzuesit të mjeteve të ndërpriten të vlejnë kushtet për obligime të shlyera në baza të tjera të cilat nuk janë në sferën e bujqësisë, respektivisht obligime për të cilat është kompetente Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe kushti për obligime të shlyera në bazë të marrëveshjeve të lidhura për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet kompensuese nga ndihma e huaj, për të cilën është kompetente Ministria”, qëndron në propozim-tekstin e ligjit.StrugaLajm

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural është në procedurë paraqeveritare. Është i qasshëm në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të rregullave të Republikës së Maqedonisë (RVKE) për komente, propozime shtesë dhe sugjerime nga ana e palëve të involvuara.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...