Një lajm i mirë për shqiptarët, inkurajues për vitin 2019

SUPERFUQIA INTELEKTUALE E POPULLIT SHQIPTAR

Një lajm i mirë për shqiptarët, inkurajues për vitin 2019

Nga një studim i OKB-së, del se mbi 1000 doktorë të shkencave, të cilët aktualisht jetojnë e punojnë nëpër institucione të ndryshme në shtetet e BE-së, janë nga Republika e Shqipërisë. Ky numër është më i madh se i të gjithë doktorëve të shkencave nga shtetet tjera ballkanike së bashku. Në këtë numër nuk janë përfshirë edhe doktorët e shkencave, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Turqi, Italia dhe vendet tjera.StrugaLajm

Ky potencial i madh intelektual mund ta shndërrojë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe gjithë rajonin e Ilirikut Perëndimor në fuqi me ndikim në politikën dhe ekonominë evropiane, ndërsa popullin shqiptar ta shndërrojë në faktor dominues në gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë rajonale dhe globale!

Ky potencial duhet të bashkohet, të rreshtohet, orientohet dhe kordinohet nga një QENDËR, që të mos vazhdojë edhe më tej politika e dështuar si deri më sot në trojet etnike shqiptare, e nxitur, paguar dhe përkrahur nga qendrat e jashtme armiqësore, në interes të agjendave të huaja në shtetet tona dhe trojet etnike shqiptare.StrugaLajm

Abdulla Mehmetit

(2 janar 2019)


Loading...
loading...