Një vit nga dhuna e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë
Sot mbushet një vjet nga ngjarja më e zymtë për demokracinë e Maqedonisë, kur dhunues të tërbuar të cilët ishin të përkrahur dhe organizuar nga VMRO-DPMNE-ja, u futën brenda objektit të Kuvendit dhe rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të shtëpisë legjislative.
Referuar incizimeve nga kamerat e sigurisë, turma e dhunshme në Kuvend më 27 prill është futur pas hapjes së portave të nga Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski. Më pas drejtë sallës së konferencave për shtyp janë orientuar nga Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov dhe Lupço Dimovski. Aktet e tyre me përqafime i ka përshëndetur deputetja tjetër Zhaklina Peshevska.
Turma më pas është shpërnda nëpër hapësirat e Kuvendit, ndërkohë që situate ka eskaluar në sallën e paraparë për konferenca për shtyp ku ishin prezent një numër I madh I deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së, mes tyre edhe Zoran Zaev, Talat Xhaferi, Ziadin Sela dhe shumë të terë.