Njeriu qe mbrojti Zaevin, emërohet drejtor i Byrosë për Siguri Publike

Në seancën e sotme qeveritare njëzëri është miratuar propozimi që Sasho Tasevski të emërohet drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike. Këtë njoftim e dha sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski nëpërmjet rrjetit social “Facebook” i cili merr pjesë në seancën qeveritare sepse shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov gjendet në SHBA për vizitë zyrtare.

Tasevski është doktorant i Fakultetit për Siguri. Që nga vitit 2001 ka punuar te kryetari i shtetit, Branko Cërvenkosvski në repartin e delegacioneve të huaja dhe më pas te ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.StrugaLajm

Tasevski në opinion njihet si zyrtar policor i sigurisë së ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili e nxori armën dhe gjuajti për mbrojtje gjatë sulmit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar.StrugaLajm

Ai në këtë pozitë vjen pas shkarkimit të Lazo Vellkovskit, i cili u shkarkua sepse e ka dërguar vajzën e tij me veturën zyrtare xhip në Greqi.Edhe pse u perfol ne media se nje kuader shqiptar do te marr kete pozicion kjo nuk ndodhi.

In : Aktuale

Loading...
loading...