Njihuni me shqiptarin që i’a ‘ftohi’ edhe Vandamit

Në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Suedi të cilët dallohen në sporte të ndryshme është edhe Fatmir Bajramaj i cili jeton dhe vepron në qytetin Borås i cili dallohet në Teakwon-do.Fatmir Selim Bajramaj, u lind në vitin1979 në fshatin Lubozhdë në komunen e Istogut. Ishte 13 vjeqar kur erdhi në Suedi së bashku me prindër dhe vëllëzër në vitin 1993.Ka mbaruar shkollimin fillor dhe atë te mesem. Ka punuar si zjarrfikës 7 vite ndersa tani punon si kryepunëtor në fabriken e Volvos në prodhimin e shasive të autobusve.

Qe nga viti 1994 deri në vitin 1998 ka ushtruar sportin e shkathëtësisë Teakwon-do.Ne vitin 1998 u regjistrua në një klub Teakwon-do në Borås dhe pas dy muajve mori pjesë në gara ku fitoi titullin i treti. Gjatë kësaj kohe Treneri e zbuloi qe kishte talent dhe potencial të shkelqyeshem në sportin e shkathtësive, e nxiti te ushtroi dhe te merrë pjesë aktive në gara të ndryshme! Në vitin 2004 u gradua me shiritin e zi.

Në vitin 2005 ka ndjekur mesimet për instruktor(trajnim për udhëheqes) në Teakwon-do. Prej vitit 2003-2008 e ka udhëhequr klubin e vetë (Jung Moo Kwan)Teakwon-do në Borås.Prej vitit 2014 e udhëheq klubin Teakwon-do në Marks Kommun (Marks Taekwon-do Klubb) i cili numron 90-100 antarë te ndarë në dy grupmosha: 6-12 vjet dhe mbi 13 vjet. Fatmiri e ndjen veten shumë krenar që e udhëheq klubin me talenta si Arvid Stidell dhe Agon Avdiu.Me datë 28 Nentor 2015,Fatmiri u bë kampion i Suedisë në Teakwon-do deri në 80+ Kg.Tani pas 20 vite ushtrime pa u ndal e mori (Coch)-licencen per tërë Evropen dhe treneri i mirënjohur Felix 7 DAN e gradoi Fatmirin me shiritin e katert te zi (4 Dan).StrugaLajm

Deshira e Fatmirit është qe ti ndimoi Taekwon-dos nga Kosova për një bashkëpunim me klubin e tijë në Suedi dhe Evropë.Teakwon-do është Art Korean ushtarak pa armë që kërkon disciplinë të lartë dhe koncentrim si fizik- dhe atë mendor, i cili karakterizohet me përulësi dhe punë te vështirë.Fatmiri është i veqant. Njihet me urtësi, është shumë i afert dhe i lehtë për të komunikue.Është shumë i përpikt në punë dhe detyra që i parashtrohen.Është një person shumë i rendësishem dhe i dobishem për shoqaten Dardania por edhe për shqiptarët e Boråsit. Te gjithë e njohin dhe e duan Fatmirin. Ai ushtroi edhe fëmijet e shoqates Dardania.Fatmiri është antar i kryesisë dhe përgjegjes për sport i shoqates kulturore dhe sportive Dardania në Borås.Shoqata shqiptare Dardania në Borås të Suedsië me ardhjen e Fatmirit në kryesi përfitoi një djalë shumë të vyer, të ditur më shumë ide dhe kulturë përparimtare. Është shembull për të tjerët!

In : Aktuale

Loading...
loading...