NOSTALGJIA PËR NET MËSUESIN!

Muhamet BOROVA

Dy fytyra mbahen mend në mënyre më lucide, fytyra e nënës dhe e mësuesit.Ato janë një univerz i përbër nga dy botëra: bota e dashurisë dhe ngrohtësisë dhe bota e dritës dhe qartësisë .Dita e mësuesit ma ktheu nostalgjin për NET mësuesin (gjer. Nett-i hieshëm, i bukur,pedant,mësues shembullor) .Për mësuesin idol, të respektuar,për të cilin nënat i thurnin këngët më të mira derisa fëmijën e rritnin në djep ,për mësuesin të cilin regjisori Dhimitër Anagnosti e quante “Komesar i dritës”, për mësuesin të cilin piktori e paraqiste në imazhin më të perfeksionar, për mësuesin-sen që kopshti i dhuronte lulet më të mira. StrugaLajm

StrugaLajm

Ku është ky mësues? Ai ka humbur në sistemin e antivlerave,i margjinalizuar i diskredituar.Rrethanat sociale sot mësuesin e bën një “pallacinkë” të thatë që pak të lakohet thehet. Idoli i dikurshëm sot është i haruar, ai është prapa perdes të skenës,hije e padukshme.Në skenë kemi “idole” me një imazh tjetër që thjesht mund ti quajmë “batakci”, hohshtapler. O mësues-se, mos u bë fatkeq se bota të ka haruar,se je i (e) zhvleftesuar,Ti cdo herë do te jesh brilantin, misioner me shpirt human, diell që nuk perëndon.Për mësuesit : Gëzuar festën mesues-se!


Loading...
loading...